Vranësirat gjatë natës dhe nesër do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë, deri sa në viset malore do të ketë vetëm reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri 10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperendimi dhe më pas nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.






















