Në njoftimin e IHKM-së thuhet, se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri 10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi dhe më pas nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.
“Pluhuri saharian është në rrugë drejt Evropës, prandaj reshjet e shiut mund të jenë të përziera me balt por që nuk janë fenomene të pazakonta. Reshje me pluhur ka pasur dhe viteve tjera, hera e fundit me reshje të kësaj natyre ishin vitin e kaluar. Pluhuri saharian nga Sahara ka përfshirë Spanjën, një pjesë të Italisë dhe sot apo gjatë natës pritet të arrijë në Shqipëri dhe në vendin tonë me intensitet të dobët”, thuhet në njoftimin e Institutit.






















