Temperaturat maksimale do të jenë në rritje graduale duke përjashtuar ditën e hënë dhe të martën ku maksimalet e ditës do të mbeten të ngjashme me këto ditë të gjysmës së dytë të javës që po e lëmë.
Nga dita e mërkure , temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje duke lëvizur nga 5 deri në 11 gradë Celsius, kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5C deri -1 gradë Celsius.
Do të të fryjë erë nga verilindja dhe jugperendimi me shpejtësi deri në 7m/s.























