Madje Mustafa për këtë punë kërkon raport të zgjeruar nga ZRRE lidhur me dyshimet për mashtrime me ndërprerje të rrymës nga KEDS, shkruan Gazeta Fjala.
“Mua m’u ka dukur pak e dyshimtë ajo që në të gjitha ato lokacione, përnjëherë, të bëhet intervenimi dhe i kam bërë kërkesë ZRRE-së, që t’i vërtetojë këto intervenime. ZRRE-ja e ka bërë mbikëqyrjen dhe vërtetimin, dhe si rezultat i asaj, i ka bërë disa kërkesa që të ndërpritet ajo formë e ndërprerjes së rrymës dhe të vërtetohen të gjitha intervenimet. Mirëpo, kjo çështje, siç duket, ende nuk është rregulluar si duhet dhe ne tash presim raportim më të gjerë të ZRRE-së”, ka thënë Mustafa në këtë mbledhje.
Edhe anëtari i këtij komisioni, Rrustem Berisha, ka thënë se edhe përkundër se ZRRE-ja ka lëshuar një vendim më datë 25.11.2016, që nuk ka mirëmbajtje, nuk ka ndërprerje, nuk ka ndërhyrje, prapë sipas tij KEDS-i po vazhdon me këto nderprerje dhe është një shqetësim i madh i qytetarëve.
Pas debatit, Komisioni vendosi që “të kërkohet një informatë e shkurtër, lidhur me atë që të vërtetohet dhe të sqarohet situata më tutje, se çfarë ka ndërmarrë ZRRE-ja dhe çka po ndodh apo sa po zbatohet ky vendim nga KEDS”.























