Kjo qarkore, siç thuhet edhe në aktgjykimin e Kushtetueses, ishte nxjerrë për të zbatuar Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës dhe Katalogun e Vendeve të Punës në shërbimin civil e që ishte miratuar nga Qeveria.
Qarkorja administrative është shpallur e pavlefshme nga Kushtetuesja dhe nga klasifikimi i vendeve të punës do të përjashtohen – vetë institucioni që ka nxjerrë vendimin, pastaj Avokati i Popullit, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni i Pavarur i Medieve dhe Banka Qendrore e Kosovës. Kështu këto institucione ndonëse do të marrin pagat me rritje prej 25 për qind sipas një vendimi të MAP-it për Shërbyesit Civilë tashmë nuk do t’i nënshtrohen klasifikimit të vendeve të punës.






















