64 aksidente janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilëve 20 me lëndime të lehta trupore e 44 aksidente me dëme materiale, ka zbuluar policia për lajmi.net.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rrugët në Kosovë janë të kalueshme dhe u bën thirrje vozitësve që të kenë kujdes të shtuar në komunikacionin rrugor.





















