Por, asamblisti më i zëshëm i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala ka kërkuar nga kryetari Ahmeti që vëmendjen ta kthejë kah niveli lokal dhe mos të thërret për dhunë.
“Shpend Ahmeti s’e bëri “tubë” veten tash e tri vjet! Nga larg “po flet” me deputetët e Kuvendit të Kosovës për demarkacionin! E, qeverisja në Prishtinë është sfilitur! Kush po udhëheq me Prishtinën?! Na janë bërë shumë kryetarë e shumë nënkryetarë. Një gjë dihet, me thirrjet e tij, Shpendi, në vend të zhvillimit, po kontribuon që në Prishtinë të ketë dhunë!”, ka thënë asamblisti Shala.
Ndryshe, kryetari i Prishtinës ka kërkuar nga deputete e Kosovës, që mos të mbrojnë interesat e partisë, por të shtetit kur të shkojë për votim demarkacioni.






















