Çështja e abuzimit të fëmijëve është kthyer në një problem shqetësues në vendin tonë. Ky problem u ngrit në Parlament edhe nga deputeti Halit Valteri, i cili foli me tona të ashpra për këtë skandal.
Valteri theksoi se kushdo që abuzon seksualisht duhet të varet me litar në mes të qytetit.
“Kemi parë një nismë që është marrë nga zonjat kolege dhe është për manifestimin në orën 16:00 për fëmijërinë e vjedhur. I bëj thirrje zotit Balla, kush është pedofil të varet në mes të qytetit, ta rikthejmë dënimin me vdekje, se këta maskarenj nuk e meritojnë të jetojnë por të zhduket nga faqja e dheut”, tha Valteri.



















