Gazeta Yugopapir në një shkrim të vitit 1968 kishte shkruar për anëtaren më të re të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë.
Ajo është Lule Hoxha e cila në këtë parti ishte anëtarësuar mjaftë e re dhe pas pjesëmarrjes në një aksion pune.
Më poshtë mund të lexoni se çfarë shkruan kjo gazetë edhe për dëshirat e Lules.
“Lule Hoxha këto ditë është bërë anëtarja më e re e Lidhjes së Komunistëve në Prishtinë. Lulja është një nxënëse e shkëlqyeshme e klasës së katërt të gjimnazit “Ivo Lola Ribar”.
Pranimi i saj në Lidhjen e Komunistëve, është bërë menjëherë pas kthimit të saj nga aksioni i punës “Novi Beograd 68” . Dëshirat e Lules: regjistrimi në fakultetin e arkitekturës vitin e ardhshëm dhe pjesëmarrja e sërishme në aksionin e punës” shkruan Yugopapir.















