52-vjeçarja është presidente e organizatës “Help a man” që merret me mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve. Ajo la edhe një letër përpara aktit të saj ekstrem ku deklaronte se do të vetëvritej dhe se organet e saj mund t’i merrnin njerëz që kishin më shumë nevojë. Nuk dihet se si ka qenë gjendja e saj kohët e fundit, por duket se gruaja kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli pasi në dhomë u gjetën 3 shishe të zbrazura, çka flet edhe për gjendjen e saj të rënduar emocionale dhe psikologjike.
Në lidhje me të, media çeke ka shkruar për një serë historish mashtrimi ku janë përfshirë disa persona nga Praga, por edhe Shqipëria. Demetrova ka investuar në zonën e Thethit në Shqipëri duke hyrë në një marrëveshje me një shtetas shqiptar, marrëveshje e cila është prishur më vonë. Çekja ishte e angazhuar me organizatat joqeveritare në Shqipëri duke marrë pjesë në një serë aktivitetesh, përfshirë edhe prezantimin e vendit tonë tek investitorët çek. Hana Demetrova ishte pjesëmarrëse në marshimin e solidaritetit të zhvilluar disa muaj më parë në Shkodër pas vrasjes së çiftit të turistëve çek në zonën e Thethit.






















