• Latest
  • Trending
  • All

Kush i nxjerr pensionet zvicerane për kosovarët?!

12/08/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kush i nxjerr pensionet zvicerane për kosovarët?!

12/08/2014
in Aktualitet, Lajme

Gjithnjë më shumë avokatura dhe firma tjera u garantojnë kosovarëve nxjerrjen e pensioneve të tyre nga Zvicra.
B. S., 55 vjeçar nga Prishtina kishte punuar 7 vjet në Zvicër dhe tash disa vite është kthyer për të jetuar në Kosovë. Koha deri në mbushjen e moshës për pension i ishte dukur shumë e gjatë ndërsa ndërprerja e marrëveshjes Zvicër-Kosovë po ia ndërlikonte edhe më shumë punën. Kështu, ai vendos për të tërhequr kontributet e punës së tij në Zvicër. Kishte dëgjuar se në Kosovë ka avokatë që ndërmjetësonin për këtë punë.

Ai gjeti një avokat në Prishtinë i cili i kërkonte 10 për qind të shumës së parave që do t`ia nxirrte. B. S-së, edhe pse kjo shumë i ishte dukur pak e lartë, kishte pranuar.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Më mirë kështu se hiç ose pas 10-15 vitesh”, kishte menduar ai. Dhe puna ishte rregulluar sipas marrëveshjes.

Kështu si B.S., janë me mijëra ish punëtorë nga Kosova që kanë punuar në Zvicër dhe në mungesë të pensioneve mujore vendosin t`i tërheqin kontributet e tyre. Kudo në Kosovë ka avokatura që ofrojnë edhe këtë shërbim: kthimin e parave të punës së tyre nga Zvicra.

Zyra “Gjeloshi&Partners” është njëra ndër to. Kjo zyrë së fundi ka rënë në sy përmes artikujve publicitarë të publikuar në mediet e Kosovës.

I kontaktuar nga albinfo.ch, shefi i saj, Zef Gjeloshi, thotë se shërbimi që ofron ajo “është i veçantë”.

Ajo që e dallon atë nga avokatët në Kosovë, është, sipas tij në radhë të parë fakti se ai është jurist me diplomë zvicerane.

“Unë jam jurist nga Zvicra dhe të gjitha punët i kryej në Zvicër. Kjo domethënë se i njoh ligjet aktuale të Zvicrës, e njoh gjuhën, etj. Një jurist i një shteti nuk mund të këshillojë dikë në lidhje me ligjet e një shteti tjetër si një jurist i vendit”, plotëson Gjeloshi.

Lidhur me klientët e tij, Gjeloshi thotë se ”shumica kanë punuar në Zvicër dhe tashmë jetojnë në Kosovë ose në vende të BE-së. Ata nuk i dinë të drejtat e tyre. Por, nga një deklaratë që Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore ka dhënë për albinfo.ch kuptohet se kontributet të cilat zotohet t`i nxjerrë bashkëbiseduesi ynë, mund të tërhiqen edhe pa ndërmjetësim të ndonjë firme.

Përse atëherë duhet të paguhet një zyrë për këtë shërbim, ishte pyetja e jonë drejtuar shefit të “Gjeloshi&Partners”. Ai e pranon se mosnjohja e procedurave, gjuhës etj. nga ana e bashkatdhetarëve tanë, bën që ai të ketë mjaft punë.

Gjeloshi: Shumë nuk dinë as të përdorin internetin

“Është e vërtetë se Zvicra i publikon të gjitha informatat në lidhje me këtë çështje. Por, shumë klientë tanë nuk kanë kurrfarë njohurish mbi të drejtat e tyre. Shumë nuk e dinë gjuhën, nuk dinë ta përdorin internetin, të plotësojnë formularin madje ka edhe që janë analfabetë. Ndërsa nëpërmes zyrës tonë, brenda tre muajve atyre u arrijnë paratë në llogarinë personale. Për informata dhe konsultime ne nuk kërkojmë para”.

Zyra e tij ua bën me dije klientëve se nëse i tërheqin kontributet do të mbeten pa pension në kohën kur e arrijnë moshën e pensionit, sqaron Gjeloshi.

“Së pari ne ua kërkojmë atyre dokumentet te institucionet shtetërore të Zvicrës. Aty figuron se sa ka punuar dhe sa ka fituar klienti ynë. Në bazë të atyre dokumenteve ne e llogarisim se sa para i takojnë atij sot dhe sa para i takojnë nëse pret deri në moshën 65 vjet dhe nëse arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. E pastaj klienti vetë duhet të vendosë nëse dëshiron t`i tërheqë paratë sot ose të presë…”.

Nga përvoja e tij Gjeloshi ka konstatuar se “diku 60% të klientëve vendosin t`i marrin paratë menjëherë (sepse kanë shumë nevojë për para). 40% duan të presin ose janë të pavendosur.

Doris Malär, zëvendës shefe për çështje ndërkombëtare në Zyrën Federale për Sigurime Shoqërore (BSV/OSAF) duke folur për albinfo.ch thotë se është e informuar për firmat që ndërmjetësojnë për nxjerrjen e kontributeve të kosovarëve që kanë punuar në Zvicër dhe që tash janë kthyer të jetojnë në Kosovë. Sipas saj bëhet fjalë për një “zhvatje dhe fitim të padrejtë parash” në kurriz të kosovarëve.

Malär (BSV/OSAF): Nuk ka nevojë për përfaqësim në tërheqjen e kontributeve

“Mjerisht, kemi dëgjuar shpesh se njerëz ose ndërmarrje të caktuara në Kosovë përpiqen të shfrytëzojnë situatën që, duke prezantuar të dhëna të rrejshme, në emrin e kompensimit material, t`u marrin personave të prekur një pjesë të kredisë për përfaqësimin gjoja të detyrueshëm që ua bëjnë në këto raste. Ne nuk mund të gjykojmë nëse një lloj i këtillë i këshillimit/ përfaqësimit është i lejuar me të drejtën kosovare. Por, nga këndshikimi ynë këtu bëhet fjalë për fitim të pandershëm parash dhe zhvatje të pastër”, thotë Malär.

“Ne, lidhur me gjendjen aktuale juridike të shtetasve kosovarë në raport me sigurimet sociale zvicerane e kemi informuar disa herë albinfo.ch dhe subjektet tjera. Ju mund ta gjeni fletëpalosjen përkatëse në disa gjuhë në portalin tonë: http://www.bsv.admin.ch/themen/internationales/aktuell/index.html?lang=de. Në këtë kontekst ne i referohemi veçanërisht kapitullit 6, atij që flet për rimbursimin e kontributeve. Vlen të përmendet se kërkesa për një rimbursim të mundshëm NUK KA NEVOJË për përfaqësim nga ndonjë firmë ose e ngjashme” nënvizon znj. Malär.

Personat që kanë nevojë, mund t`i shkarkojnë formularët në internet dhe t`i plotësojnë ato vetë. Në shumë raste kontributet mund të lihen edhe në sigurimet zvicerane, në mënyrë që, në rast të një marrëveshjeje të re, pretendimet e tyre të mbeten të vlefshme.

Kjo ka të bëjë në radhë të parë me personat që janë ende larg nga mosha e pensionimit”, thotë ajo dhe shton:… Ne e përshëndesim shumë albinfo.ch nëse do t`ua përcjellë njerëzve informatat e sakta dhe në këtë mënyrë së paku në një masë të caktuar të mund të korrigjojë informatat e rrejshme në shtypin kosovar. “Përmes masave të këtilla, personat e caktuar mund të paralajmërohen (mbrohen) nga makinacionet e firmave ose individëve të caktuar”, përfundon Malär.

Ibrahimi: Ndërmjetësit nuk shkelin ligjin por përfitojnë nga mosdija e klientëve

Ruzhdi Ibrahimi, specialist i sigurimeve shoqërore dhe nëpunës në Fondin për të papunët të Unia-s në Bazel, thotë se firmat që reklamojnë se “do t`u nxjerrin pensionet” kosovarëve që kanë punuar në Zvicër e kryejnë veprimtarinë e tyre në kuadër të legjislacionit në fuqi. “Por ato me siguri po e shfrytëzojnë mungesën e informimit dhe mosnjohjen e ligjeve nga shumica e bashkatdhetarëve tanë në nevojë”, thotë Ibrahimi për albinfo.ch.

“Dihet se për të marrë pensionin (ose për kthimin e menjëhershëm të kontributeve) nuk ka nevojë të paguhet asnjë ndërmjetës. Mjafton ta shkarkosh formularin nga BSV dhe ta plotësosh atë, duke i shtuar edhe dokumentacionin e domosdoshëm. Pastaj të vjen kontributi, njësoj pas tre muajsh, ashtu siç premtojnë edhe firmat ndërmjetësuese. Me dallimin se për firmat në fjalë duhet të paguash”, thotë Ibrahimi. Ai shpreh keqardhje se angazhimi i tij dhe i sindikalistëve për të informuar bashkatdhetarët tanë në këtë drejtim nuk ka dhënë mjaft efekt. Sërish ka shumë të tillë që për realizimin e një të drejte kaq të qartë, paguajnë “firma të specializuara”.

Sa i përket vendimit të kosovarëve që janë kthyer të jetojnë në Kosovë, që t`i tërheqin pensionet e tyre, pa pritur nënshkrimin e një marrëveshjeje Zvicër-Kosovë, Ibrahimi thotë se mjerisht, nuk është e moralshme t `u kërkojmë që të mos e bëjnë këtë, duke marrë parasysh gjendjen e tyre të rëndë ekonomike.

“Si rezultat i ndërprerjes së Marrëveshjes Zvicër-Kosovë, ata nuk mund të marrin pensionin e tyre çdo muaj deri sa janë duke jetuar në Kosovë. Për këtë arsye, për nevojat që kanë ata e shohin të arsyeshme t`i tërheqin kontributet si të plota, përnjëherë. Një dukuri e tillë sigurisht i dëmton vetë ata në perspektivë por i dëmton edhe përpjekjet tona drejt lidhjes së një marrëveshje të re të sigurimeve në mes të Zvicrës dhe Kosovës. Kjo nënkupton që, kurdo që të lidhet një marrëveshje e tillë, prej saj do të përfitojnë vetëm pensionistët ose invalidët e ardhshëm dhe jo këta të sotmit, për të cilët po zhvillohet beteja”, thotë Ruzhdi Ibrahimi.

Ai thotë se do të duhej të ishte Zyra ndërlidhëse në kuadrin e Ministrisë për Punë Sociale ajo që do t`u gjendej qytetarëve që kanë këto probleme, respektivisht edhe t`i këshillonte për nxjerrjen e kontributeve, pa paguar ndërmjetësit.

Previous Post

Restaurohen muret e kalasë së Durrësit

Next Post

Ti nuk lexon

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ti nuk lexon

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.