• Latest
  • Trending
  • All

Kush është oligarku që fshihet pas tre kullave mbi selinë e PD

17/01/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 18 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kush është oligarku që fshihet pas tre kullave mbi selinë e PD

17/01/2022
in Aktualitet

A do të ndërtohen tre grataçiela gjigande aty ku është sot selia e PD-së? Kjo pyetje që qarkullon prej disa ditësh në mediat shqiptare, ka nxjerrë në shesh disa të vërteta, por njëkohësisht po mbron me fanatizëm edhe disa sekrete të ruajtura hermetikisht.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Nëse si zakonisht palët po fajësojnë njëra-tjetën për këtë mega aferë, nëse ato po e përdorin atë për të përbaltur kundërshtarin, ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtij mega projekti që mendohet të shkojë rreth 100 milionë euro.

Në fakt, e gjitha nisi pak ditë pasi mbështetësit e Berishës dështuan të marrin me forcë selinë e PD-së, në protestën e 8 janarit. Ideja e parë që u krijua në publik ishte se Basha po e blindonte dhe ruante godinën duke e parë atë si çdo mall tjetër opozitar që ai ishte i gatshëm ta shiste dhe ta bline.

Nisur nga kjo, dyshimet që u parhapën qenë se lajmi ishte nxjerrë nga njerëzit e Berishës sepse politikisht i interesonte atij. Dyshimi i vetëm qe, nëse lideri historik i PD-së, po shfrytëzonte një lajm të vërtetë për të njollosur edhe më tej dalin e tij plangprishës, apo thjeshtë ai po bënte diversion, duke shpikur një akuzë të paqenë.

Fillimisht ky version i dytë u bë më i pranueshëm kur disa media pranë Bashës shkruan se të vetmen kullë në atë zonë e kishte miratuar Berisha, bashkë me xhaminë, kur ishte kryeministër, në vitin 2013.

Por Sali Berisha e shfryu menjëherë tollumbacen në një prononcim të drejtëpërdrejtë. “Lul Brava ne mediat qe paguan po kerkojne te pergenjeshtojë lajmin e botuar për një kompleks gjigand e luksoz kullash, i cili e zhduk selinë e PD nga aty ku ndodhet, duke thënë se ai projekt është firmosur nga unë në 2013. Projekti që unë kam firmosur është ai i Xhamisë së Madhe, fillimi i punimeve të së cilës u inaugurua në atë kohë në prani të qindra besimtarëve dhe nuk prekte selinë dhe as oborrin e PD. Projekti që zbuluan mediat sot e zhduk selinë e PD, sepse do ndërtohet aty ku është sot selia e PD, te SHQUP”, tha ai.

Menjëherë sapo u fashit ky version i parë disa deputetë e kanë pyetur Lulzim Bashën se ç’qëndrim duhet të mbanin nëse pyeteshin për këtë aferë. Lapsi.al ka mësuar se ai i është përgjigjur se ka dëgjuar për këtë projekt nga familjarë të Berishës, që ishin të lidhur me disa pronarë të familjes Toptani me banim në SHBA, por ndonëse ata ishin të interesuar, ai vetë, Basha pra, qe kundër zhdukjes së selisë së PD-së.

Por e çuditshmja qe se ndryshe nga ky qëndrimi dhënë privatisht, Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi dha një version të ri të enjten në “Opinion”. Ai mohoi që kupola e partisë të kishte djeni për atë që mbahej e mbyllur në sirtaret e Erion Veliajt. “Do të duhet të pyesni Veliajn dhe Sali Bershën. Unë kam zero informacione rreth këtij projekti”-tha Bardhi.

Pra që këtu lindën dyshimet e para: sa të vërtetë dinin Berisha, Basha, Bardhi apo sa pjesë të saj ata po i thoshin publikut?

Situata u bë edhe me e ndërlikuar kur Bashkia e Tiranës këmbënguli të konfirmojë zyrtarisht se ajo e kishte marrë nga pronarët një projekt të tillë, për të cilin ishin paguar mbi një milion euro dhe kostoja e ndërtimit të të cilit ishte 100 fish më shumë.

“Bashkia të gjitha lejet i merr në shqyrtim të një procesi në ligj dhe në përputhje me planin urbanistik të qytetit. Standard i aplikueshëm për çdo qytetar të vendit.
Kjo nuk mund të ndalojë çdo njeri që ka një ëndërr, vizion, që të sjellë një propozim në bashki. Kjo s’ka të bëjë nëse Bashkia e shqyrton apo jo. Bashkia vepron sipas planit urbanistik. Ajo është zonë e destinuar si zonë institucionale.
Prej 2013 është pronë e PD, i është kaluar në administrim dhe është pasqyruar në planin urbanistik si zonë me institucione. Por kjo nuk ndalon askënd që të ketë ëndrrat e tij.
Sot që flasim pronar i atij territori është shteti shqiptar, por pronarë pretendues të truallit që nuk iu është kthyer prona, kanë pasur ide për mënyrën si mund të zhvillohet një pronë që pretendohet se është e tyre. Projekti ka ardhur nga pronarët pretendues të truallit”, përsëriti në disa televizione me radhë zv kryetari i bashkisë Arbi Mazniku.

Kjo dalje plot angazhim dhe “transparencë” i shtoi më tepër dyshimet. Pse po lumturohej numri 2 i Veliajt ta ndante këtë informacion me publikun? Për ta degraduar edhe më një PD të telendisur politikisht duke e paraqitur si një parti të aftë të nxjerrë në pazar edhe shtëpinë e saj? Apo mos vallë për ti vënë drejtuesit e PD-së përballë presionit të investitorëve që kërkojnë të ndërtojnë me çdo kusht? Apo mos vallë për të paraqitur alibinë se në Bashki projektin e kanë dorëzuar pronarët?

Nga një investigim i shpejtë i Lapsi. al rezulton se pronarët që pretendojnë atë truall nuk kanë aktualisht kapacitetin financiar për të porositur dhe paguar një projekt mbi një milionë euro. Kjo do të thotë se pas tyre fshihet një investitor i fuqishëm jo vetëm në para por edhe një oligark me lidhje dhe ndikim në të dy krahët e politikës.

Pra dikush, që ende nuk e njohim, ka paguar projektin. Por a do i shpenzonte ai mbi 1 milionë euro nëse nuk do kishte marrë një garanci nga Edi Rama? A do hidhej ai në këtë aventurë, nëse në kupolën e PD-së, nuk do i kishin premtuar se kjo parti qe e gatshme të prishte kontratën 99 vjeçare me shtetin dhe ta kthente tokën poshtë selisë në një truall ndërtimi për tre kullat?

Pakti mund të ketë qenë i thjeshtë. Rama mund ta ketë miratuar gojarisht projektin (duke zgjedhur sipas zakonit edhe studion arkitekturore), me kushtin që me të të bjerë dakord edhe PD-ja. Për PD-në alibia e servirur ka qenë e gatshme: “Ju jeni një parti që mbroni të drejtat e pronarëve dhe s’mund të bëheni pengesë që ata të zhvillojnë pronë e tyre”. Njësoj si me skemën e kompanisë Fusha me teatrin, kur kullat të ndërtohen PD-së mund ti jenë premtuar mjedise të bollshme dhe moderne brenda tyre.

Por, që kjo hipotezë të vërtetohet, që të kuptohet më shumë, duhet identifikuar emri misterioz i oligarkut që qëndron pas saj. Edhe Berisha, edhe Mazniku edhe Basha dhe Bardhi sillen sikur nuk e njohin atë që në fakt ka paguar paratë dhe luan fijet e këtij projekti. Publikut i hidhen copëza të vërtetash, që shërbëjnë vetëm për përbaltjen politike të palëve me njëra -tjetrën, por në fakt i fshihet elementi i interesit financiar, që mund t’i bashkojë të gjithë rreth vetes. lapsi.al

Previous Post

Shqiptarët në Luginë të Preshevës e bojkotuan referendumin në Serbi

Next Post

Abazoviç drejt kryeministrisë së Malit të Zi, pritet të propozojë një qeveri të re

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Abazoviç drejt kryeministrisë së Malit të Zi, pritet të propozojë një qeveri të re

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.