Majlinda Andrea lindur më 30 Korrik 1969 në Durrës. Ajo ka përfunduar studimet për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, më 1991. Ka punuar si Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës nga viti 1992 deri më 2008. Eshtë emëruar anëtare e Gjykatës së Lartë në 8 korrik të vitit 2008 me dekretin e presidentit të asaj kohe, Bamir Topi dhe presionin e fortë të ambasadorit të SHBA Withers.
Presion ky në drejtim të mazhorancës së kohës drejtuar nga Sali Berisha, e cila po refuzonte votimet e përzgjedhjeve të Bamir Topit pa konsultimin me Parlamentin siç dhe e parashikonte Kushtetuta.















