Afrim Kallari është personi që vrau pasditen e sotme vëllanë dhe plagosi të ëmën. Ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin ndodhi në zonën e Valiasit. Viktima është Ermir Kallari 36 vjeç, vëllai i vogël.
Autori Afrim Kallari është punonjës një njësinë zjarrfikëse në kryeqytet në zonën e Kombinatit. Ai prej vitesh kryen këtë detyrë.
Motiv i vrasjes mësohet të ketë qenë konflikti për pronën. Pas krimit, autori është dorëzuar vet në Komisariatin Nr.5 të kryeqytetit.
Policia sekuestroi armën e krimit çifte dhe vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.















