• Latest
  • Trending
  • All

Kush e organizoi dhe përse u organizua eksodi në 1991? – Nga Artan Fuga

12/05/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kush e organizoi dhe përse u organizua eksodi në 1991? – Nga Artan Fuga

12/05/2022
in Aktualitet

Artan Fuga

Përse t’i kthehemi asaj ngjarjeje? Sepse ajo duket sikur ka ndodhur dje. Koha reale dhe koha psikologjike nuk janë e njejta gjë. Një ngjarje nga e cila na ndajnë shumë vite në planin e kujtesës subjektive është vetëm një çast reflektimi dhe përjetimesh larg. Por, nuk është kjo arsyeja kryesore.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Puna është se ai eksod masiv, prej mijëra e dhjetra mijë vetësh që hipnin nëpër anije pasi grumbulloheshin me “një të rënë të bilbilit” në portin e Durrësit, Vlorës, a gjetiu, bën pjesë në aktualitetin e sotëm nga pikëpamja e pasojave dhe ndikimeve që ka lënë në shoqërinë shqiptare dhe mbi vetë emigrantët. Aq më shumë që dukuri emigratore kemi edhe sot, sidomos në Kosovë, por jo vetëm, edhe në Shqipëri, e pra arsyetimet rreth emigrimeve, pavarësisht se nuk ngjajnë me njeri-tjetrin fije e për pe, besoj se nuk janë të vonuar.

Por kemi edhe një trill intelektual. Përse e them këtë? Po, ja, historianët na paraqesin emigrimin e viteve 90, na japin dukurinë, përmasat, fotot, arsyet ekonomike dhe politike, edhe ato kulturore dhe ideologjike, na japin pamje filmike nga ngjarjet në Bari a gjetiu, pamje me vaporë të mbushur plotepërplot, dhe, me kaq historia përmbyllet, dhe duke e sqaruar një herë e mirë. Dosja klasifikohet si e përfunduar, e sqaruar katërcipërisht dhe nuk përbën më interes. U mbetet mësuesve të shkollave që t’ua mësojnë si poezi nxënësve në klasë, të cilët njihen me paraqitjen e qartë të historisë të atyre që ikën.

Përgjithësisht jepen arsye të përgjithshme të një niveli makro, dhe thuhet se në vitin 91, ende zgjedhjet e para pluraliste i fituan punistët, pra komunistët, dhe rinia u zhgënjye nga ato duke pare rrezik për demokratizimin. Shpjegohet se gjendja ekonomike dhe papunësia e varfëria ishin të mëdha dhe të rinjtë nuk duronin më dot në atdhe. Pastaj, vazhdohet me ndikimin kulturor të televizioneve italianë që grishnin me publicitetet e tyre për të shkuar në Perëndim. Duke se konturi i shkaqeve është i plotë, i kuptueshëm, koherent, racional, e çfarë duhet tjetër.

Sigurisht nuk jam ndonjë partizan i teorive komplotiste, as dua ta shpjegoj historinë vetëm me dorën subjektive të ndonjë komploti. E di se pa një kuadër historik asgjë nuk ndodh. Megjithatë shpesh edhe dora e një komploti duhet për ta bërë mekanizmin historik veprues. Eshtë e pamundur që kushtet e përgjithshëm historikë t’i shtyjnë vetiu masat e njerëzve në një drejtim ose në një drejtim tjetër pa fillesat e një organizimi, pa një dorë organizuese, lehtësuese, shtytëse, etj.

Këto janë ende të përgjithshme, por pyetja është se përse unë flas që ka një dorë organizuese të këtij emigrimi masiv përtej kushteve historike që e bënë të mundur atë? Ka nevojë historia të shpjegohet në detaje sepse pas disa brezash ndofta do të thuhet se kushtet e përgjithshëm ekonomikë e politikë vepruan te njerëz që i kuptonin ata në mënyrë racionale dhe të gjithë veç e veç u gjendën përpara dyerve të porteve spontanisht, rastësisht bashkë, dhe u nisën drejt brigjeve italiane. Kjo do të ishte ta mistifikoje historinë ose të lije zona bosh, të bardha, në shpjegimin e historisë në mënyrë racionale. Mirë që të gjithë shtyheshin nga kushtet e përgjithshëm të vendit drejt brigjeve italianë, por përse ta marrë djalli njëherësh dhe si me bilbil?

Sipas meje, për aq sa ka fuqi teoria e dorës së një komploti për të shpjeguar historinë mund të thuhet se dora e komplotit nuk është një element irracional për të shpjeguar historinë jashtë një logjike shkencore, por është pikërisht plotësimi i historisë me elementin e vet veprues njerëzor, e paraqet historinë sikundër është, jo një mekanizëm vetëveprues, por si një matricë ku bashkëveprojnë kushte, rrethana dhe aktorë që veprojnë aktivisht.

Pse prej vitesh mbaj në kokë idenë se ka pasur një mekanizëm të ndërgjegjshëm që i shtyu njerëzit drejt emigrimit në brigjet italiane e më tej?

Ja rrethanat e mia.

Një mbrëmje pranvere, mesa mbaj mend duhet të ketë qenë e vitit 1991, po shëtisja me një mikun tim të atëhershëm, por që tani s’e kam më mik fare, në bulevardin kryesor të Tiranës, mbi një nga trotuaret te ana ku janë bustet e vëllezërve Frashëri. Ecnim e si të gjithë debatonim për ngjarjet e kohës. Papritur përballë nesh një personazh publik, politik, shumë i lartë i kohës, që na ndalon e nisim bisedën me të. Intelektual, ai njihej për lidhje me universitarët dhe me mënyrën e vet e pranonte Partinë Demokratike dhe pluralizmin si një faktor i kohës dhe emancipues. I thamë se situata na duket tepër e destabilizuar dhe me rreziqe shpërthyes që mund t’i rrëshkasë nga dora sistemit të partive të sapokrijuara dhe qeverisë të kohës. Në bisedë e sipër ai tha: “Do të ketë të reja së shpejti, janë gjendur mundësi që Perëndimi të ofrojë rreth njëqind mijë vende pune për shqiptarë që duan të punojnë atje.” Fliste shumë i sigurt në vetvete.

Pas pak u ndamë, ai në punë të vet, ne vazhduam edhe pak shëtitjen tonë dhe bisedën tonë. Nuk e di se cili prej nesh tha: Po ky ne na bën propagandë? Kujton se i hamë këto broçkulla? Perëndimi nuk do t’i shohë me sy, jo t’u hapë vende pune. Nëse i beson vërtet këtyre që thotë qenka për gjynah i shkreti. Qeshëm pak dhe e harrova atë takim e bisedë.

Pas ca javësh kur anijet e para u nisën për det, plot me emigrantë, u kujtova për bisedën e bërë, sepse vetëtimthi më shkoi ndërmend supozimi: Mos për këtë lloj punësimi në Perëndim e kishte fjalën ai zyrtari shumë i lartë që na foli mbi këtë çështje atë mbrëmje tiranase plot freski?

Në fakt, nuk na kishte gënjyer aspak, sepse po ta shohësh sot pas 31 vjetësh, pjesa më e madhe e të ikurse u punësuan, ndërtuan jetën e tyre larg, pavarësisht kalvarit që mund të kenë hequr dhe rrugës së mundimshme të jetës së tyre që e përballuan si heronj.

Por vetëm ky fakt, sado që më ka lënë mbresa dhe nuk më është shqitur nga kujtesa gjithë këto vjet, nuk do të mjaftonte për të hedhur hipotezën se kemi emigrim të organizuar, por të paraqitur si proces spontan. Nuk mundej Europa të priste në mënyrë të rregullt emigrantë nga Shqipëria se pastaj do të duhej ta bënte me gjithë Lindjen.

Por, nganjëherë duhet menduar mirë përdorimi i dokumentave. Po ta kisha gjetur atë mendim që më tha ai zyrtari i lartë në ndonjë arkivë do të mjaftonte si provë shkencore, a të gjeja diçka në wikiliks; por meqë ma tha me gojë nuk vlen mbase për disa si shpjegim historik. Unë mund të gënjej, s’ka prova. Por, fundja çfarë më duhet nëse besojnë ose jo të tjerët, edhe unë them: Përse historia që më tregojnë tekstet e çiliminjve në shkollë të jetë më e pranueshme për mua se historia që di unë?

Ndërkaq, më pas te gjithçka shikoja dorën e një organizimi në të gjithë eksodin e atyre muajve. Pashë sesi hipnin emigrantët e ardhshëm nëpër anijet plotepërplot. Shoh foto në revista, filma, video, dhe gjithçka i ngjan një rrëmbimi nga turma të shfrenuara të anijeve të vjetra tregtare të Flotës shqiptare. Mirëpo unë gjithë kohës në ato muaj ndiqja vetëm një detaj.

Një detaj të vetëm. Në dukje krejt teknik dhe të parëndësishëm. Por për mua historia nuk shpjegohet duke u përhapur në mijëra fakte, duke u zdërhallur. Aspak. Ajo koncentrohet shpesh në pika shumë nevralgjike. Për mua shpjegimi i historisë së origjinës së eksodit emigrues arrihet më mirë po të fokusohesh te distanca midis bordit të molos së portit dhe shkallares urë për të hipur në anije.

Dukej sikur policia mundohej t’i përmbante kandidatët për emigrim te portat e portit. Rezistonte disi dhe pastaj thyhej nën dhunën dhe vrullin e emigrantëve të ardhshëm. Policëve u dukej se kishin humbur, emigrantëve të ardhshëm sikur kishin fituar. Të dyja palët nuk mund ta dinin se ishin vendosur në kushte që ata që humbën të humbisnin dhe ata që fituan të fitonin.

Tamam skena inskenimi që as policët nuk mund t’i dinin. Atyre të shkretëve u thuhej mbroni portin nga sulmuesit. I vendosnin përpara një detyre të pamundur dhe ata thyheshin vërtet. Por, ata nuk mund ta bënin pyetjen kush na ka vendosur në këtë situate.

Pse ta mbroje portin me policë?

Mjafton që t’i largoje vaporët e vjetër njëqind metra nga porti dhe gjithçka merrte fund. Kush do të shkonte me not atje? Dhe pasi t’i largoje nja dhjetë e njëqind metra anijet nga porti, mund t’i lije krejt pa policë portat e portit dhe askush nuk do të vinte atje.

Sytë më mbesnin te distanca pra mes anijes dhe portit që nuk ekzistonte. Askush nuk kishte vullnet ta ndalonte eksodin, por bënte sikur…

Pak metra që bëjnë histori për disa shekuj.

Po mirë, do të pyesë kritiku im që e di veten historian, për çfarë komploti flet, kur në Bari, e mban mend, shihje në video, çfarë përleshje u bë për të zbrapsur emigrantët që zbrisnin nga anijet e vjetra shqiptare?

Pikërisht e kam ndjekur procesin me këtë sy dyshues edhe se çfarë ndodhi në Bari a gjetiu. Biseda me ish-zyrtarin e lartë atë mbrëmje në bulevard nuk më hiqej nga mendja. Kështu funksionon truri im, nuk ke se çfarë i bën. Përsëritma diçka njëmijë herë, po s’e gjeta me interes e harroj brenda çastit. Ma thuaj një gjë kalimthi, por po më interesoi nuk më hiqet mendja andej. Pse me shkopa gome në kurriz do t’i mblidhte policia italiane, në syrin e mediave ndërkombëtare, emigrantët e ardhur nga Shqipëria dhe derdhur rrugëve të Barit? As që bëhej fjalë. Po bënte një betejë të humbur karabinieri katolik dhe i sjellshëm, baba fëmijësh, burrë gruaje, i dashuruar pas një të dashure, ndaj një popullsie në eksod që simbolikisht ai e ka si dukuri tipologjikisht të shenjtë. Rezistencë sa për të thënë. Po të donin autoritetet e atëhershme italiane i kthenin anijet me rimorkiatorë qysh në det dhe me kaq historia mbyllej.

Për të mos folur pastaj për faktin si përhapej thashethemi se në Durrës mund të iket. Kush e përhapte? Duhej të ishte një organizëm i organizuar. Nuk e hapnin vetë të interesuarit në origjinë. Këta e transmetonin gojë më vesh, por mesazhi i parë hynte nga diku gjetkë.

Mesazhi që qarkullonte, portat e portit ruheshin nga polici i lodhur shqiptar, anijet qendronin afër portit, dhe emigrantët përballeshin në Bari, me policin e dashuruar italian.

Një zinxhir i tërë rrethanash që dikush duket se i ka lidhur me njera-tjetrën. Por, a mund të kenë qenë rastësisht të lidhura? Skeptiku do të thoshte: Edhe mundet. Edhe mundet them edhe unë. Por, pastaj “edhe mundet” mund të thuash për çdo gjë. Po si është e mundur që dy shtete aq të interesuar për çështjen nuk patën mundësi të bëjnë thjesht një gjest të vogël, t’i lëviznin anijet pak metra më larg portit.

Pala shqiptare me anë të emigrimit qetësonte situatën politike, u jepte qeverive të reja që do të vinin kushte për të vepruar më qetësisht, duke hequr prej vendit elementin më energjik e të pakënaqur, forcën rinore shpërthyese, kurse pala perëndimore edhe ajo fitonte, sepse e fuste Shqipërinë në rrugën e reformave postkomuniste. Pse të ushqente me ndihma shqiptarët e papunë në Shqipëri, kur mund t’u jepte një dorë duke punuar në Perëndim dhe jetën ta fitonin me punë. S’e kishte keq…

Po a mohon kjo kushtet historikë që e përgatisin aksionin emigrueses të organizuar?  Jo. Pa to askush nuk vepronte dot. Dora e komplotit sigurisht prandaj është inteligjente sepse vepron atje dhe atëhere kur duhet.

Po a mohon mundin e emigrantëve, vuajtjet e tyre nëpër anije e më tej? Jo, se ata nuk dinin gjë që mbrapa veprës së tyre qendronte edhe dora e “Zotit”; Si tha Maradona kur bëri golin fallco me dorë. Nuk ishte dora ime, ishte dora e Zotit. Tamam e kishte ai. Në çdo veprim që kujton se e bën me meritën tënde ka edhe një dorë të “Zotit” që të shtyn e ndihmon.

Pa këtë dorë si e përpjetë duket çdo vepër njerëzore. Por, shumica nga padija ose kryelartësia nuk e pranojnë këtë sepse u duket sikur u zhvleftëson veprat e tyre.

Jo, nuk është ashtu. Historia ka kapriçiot e veta, nuk është vetëm vepër e masave që dalin në sheshet e ngjarjeve historike, ka edhe ca hije që veprojnë pas, ka edhe një dorë të “Zotit” që e shtyn dorën e Maradonës për ta bërë golin. E di Maradona se është katolik besimtar…

Po emigrimi i mëpastajmë, në Greqi, etj?

Nuk ka lidhje. Procesi sa të fillojë e ka keq, pas kësaj, ai ecën në rrugën e vet, dhe i del nga dora edhe atij që e inicioi…

Previous Post

Pasagjeri pa eksperiencë fluturimi ul me sukses avionin pas humbjes së ndjenjave të pilotit 

Next Post

Masakra e Srebrenicës/ Berisha: Vuçiç tha “të vriten 100 myslimanë për 1 serb”

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Masakra e Srebrenicës/ Berisha: Vuçiç tha “të vriten 100 myslimanë për 1 serb”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.