Kryetarja e kësaj komune në një konferencë për media ka thënë se “që në takimin e parë me zëvendës kryeministrin Kelmendi kanë diskutuar për zhvillimin lokal dhe mënyrat për stimulimin e prodhimit vendor”.
Ajo ka bërë të ditur edhe njëherë kërkesat e komunës së Gjakovës drejtuar qeverisë së Kosovës dhe AKP-së, të cilat ende nuk janë adresuar, për funksionalizimin e zonës industriale si dhe për hyrje-daljet e qytetit projekt ky që është mbështetur nga BERZH. Kusari-Lila ka theksuar që një bashkëpunim i mirë në mes të nivelit qendror dhe atij lokal ka ndikim shumë të madh për ekonominë e vendit.
Zëvendës kryeministri Ramiz Kelmendi ka thënë se “në vazhdën e vizitave nëpër komuna do të vizitojmë edhe bizneset lokale të komunës së Gjakovës për të parë nga afër mungesat dhe përparësitë e këtyre bizneseve”.
Kelmendi ka theksuar që komuna e Gjakovës ka hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e zonave ekonomike dhe se ne si qeveri do të bashkëpunojmë ngushtë në këtë fushë në mënyrë që të rrisim potencialet për investitorë. Ai po ashtu është shprehur se në komunën e Gjakovës ka mjaft biznese si ato të tekstilit te cilave ju mungon hapësira e duhur për të punuar, ndërsa ne si qeveri kemi formuar fondin për garantim të kredive për ato biznese të cilave ju mungon kapitali”.






















