“Do të doja të isha kryeministre e ardhshme e Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila në emisionin Natën me Fatmir Spahiun në RTK.
Kusari-Lila së fundmi ka themeluar një lëvizje të re politike bashkë me Ilir Dedën, me qëllimin për të bërë ndryshime në skenën politike të vendit.
Ajo ka treguar se ka biseduar me deputeten e LDK’së, Vjosa Osmani, për t’iu bashkuar asaj dhe Dedës në partinë e re.
Kusari-Lila ka përmendur edhe mundësinë e aderimit të Dastid Pallaskës në subjektin e ri politik.






















