Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje,Albin Kurti, ka thënë të hënën në Ferizaj se protesta e së mërkurës do të jetë paqësore e në të cilën do të mbizotërojnë dy kërkesa kryesore, shkarkimi i ministrit Jabllanoviq dhe mbrojtja e Trepçës me një ligj të veçantë, i cili këtë ndërmarrje e bënë publike.
Ai para anëtarësisë së këtij subjekti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk lëshon pe para këtyre dy kërkesave dhe nuk lëshon pe prej protestës si metodë paqësore për realizimin e saj.
Sipas tij, ajo që është më interesante sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, kërkesa për interpelancë e VV -së për çështjen e Jabllanoviqit është dashtë që të rezultoi me një seancë të martën.
Duke u ndërlidhur me kërkesat, Kurti ka thënë se ato janë shumë të drejta.
Duke u ndërlidhur me çështjen e Trepçës, lideri i VV-së Albin Kurti, ka vënë në dukje se problemi qëndron në atë se kush po i shfrytëzon resurset jo vetëm të këtij kombinati, por edhe të komplekseve tjera.















