Sipas njoftimit të VV-së në takim u shprehën qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e 11 qershorit.
“Me këtë rast, u paraqitën prioritetet dhe zgjidhjet që ofron Vetëvendosje për problemet me të cilat ballafaqohet vendi ynë.Po ashtu, gjatë këtij takimi u shprehen edhe një herë qëndrimet tona mbi dialogun me Serbi dhe në lidhje me çështjen e demarkacionit” , thuhet në njoftim.























