“Gazi lotsjellës, koktej molotovi, sulmi i mbrëmshëm, pse i vendosni në një grup, kjo është kritika ime dhe falënderimi im se treguat të hiqet lidhja e sulmit të brendshëm”, tha ai.
Kurse, deputeti i LDK-së, Adem Salihaj tha se deklarata e Kurtit është cinike dhe pa nivel.
“Po i them s’jemi aspak të shtypur po i mbrojmë disa parimeve. Përkundër faktit që jemi sulmuar brutalisht nga ju, po e shohim disa arsye që të iu mbrojmë juve nga një akuzë e padëshmuar”, tha ai.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se është e dhimbshme që edhe në këto momente të tentohet për të moralizuar politikisht.
“E tregon nivelin e deputetit, nuk e kam shkruar unë tekstin, esenca është ta dënojmë këtë akt kriminal, këtu s’ka nevojë me na shit mend e filozofi patriotike, akti i brendshëm është kriminal. Për mua nuk është rezistencë paqësore gazi lotsjellës siç është dhe koktej molotovi. Nuk dua ta lidhi me aktin e brendshëm, nuk duam ta lidhim aktin e brendshëm me asnjë subjekt politik. Jemi të gatshëm ta riformulojmë tekstin, është shumë e ultë që në këtë situatë po mundohemi të moralizojmë”, tha ai.






















