Për shkak të ofendimeve të ministrit serb ndaj nënave të Gjakovës, në Prishtinë kishte u zhvillua edhe një marshim protestues i qytetarëve, familjarë të të pagjeturve, me të cilët u bashkuan kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, deputetë të Parlamentit, përfaqësues të shoqërisë civile, organizata të ndryshme joqeveritare dhe grupe tifozësh.
Ramush Haradinaj, nuk foli ne manifestim, por e tha mendimin e tij me një status në Facebook, ku shkroi: “Pakënaqësia po rritet. Populli po bashkohet. Qeveria ka mbetur pakicë dhe duhet ta kuptojë që pushteti nuk është i individëve, por i popullit”.
Kërkesa për shkarkimin e Aleksandar Jabllanoviç dhe mbrojtja e kombinatit Trepça, për herë të parë pas luftës në Kosovë, bëri bashkë një numër kaq të madh protestuesish.
Ndërsa në momentin kur lëvizja Vetëvendosje bëri thirrje për përfundimin e protestës, një grup të rinjsh vazhdoi hedhjen e gurëve në drejtim të Kryeministrisë, duke bërë kështu që të përshkallëzohej situata, për çka u desh edhe ndërhyrja e ndjesisë speciale të Policisë së Kosovës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















