Një 30-vjeçar është qëlluar me armë teksa ishte duke peshkuar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Paraqat të Kurbinit ditën e djeshme.
Mësohet se ka mbetur i plagosur Xhon Xhaferri, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin.















