• Latest
  • Trending
  • All

Kur Shqipëria shkëlqen në mungesë…

15/05/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kur Shqipëria shkëlqen në mungesë…

15/05/2017
in Aktualitet, Diaspora

Nga Petrit Kuçana

Rrumbullakësimi i shifrës 10 000, si numër i shqiptarëve të Republikës së  Irlandës, duket si një  numër rendor që thyen në mes çdo sfilitje të stërpërsëritjes slloganore “se po bëjmë shtet”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Shqiptarët në Irlandë përbëjnë shëmbëlltyrën e shpërfilljes,  ku nuk ka asnjë shqisë “të ndjejë erën shtet”, e ashtu përvuajtshëm rrëshqet në kalimin e kohës, kur dyndja e rishtarëve (të ardhurve rishtaz) përbën domosdoshmërinë e asaj zyrës së vogël, që quhet konsullatë.

Lajmi se Ambasada e Kosovës së shpejti do të ketë konsullatën atje për shqiptarët e Kosovës, shpërfaq  1001 mallkime a shfryrje, nga ato tipike të shqiptarëve të Shqipërisë zyrtare të mbetur jetimë. Shpërfillshëm vjen ky lajm që nxjerr cullak(lakuriq) çdo llomotitje, nisur nga i ashtuquajturi Samit i Diasporës, deri tek SHKO (shërbimi konsullor online) e në rrugët e Dublinit thekshëm shkëlqen në mungesë, gjithçka zyrtare shqiptare.

Nuk është thjesht mungesa e një flamuri shqiptar të ngritur në Dublin, është mungesa e gjithçkaje që ka nuancat e shtetit.

Ambasada Shqiptare në Londër “mbulon” edhe Republikën e Irlandës, por e gjithë kjo mbetet një tekst i shkruar, “i ngujuar” në shkresurinat burokratike që varaviten në trajektoren Londër-Tiranë-Londër.

E “të bërit shtet” venitet deri në harresë e madje thekshëm si përçmim. Do të mjaftonte të kujtonim se ka munguar qoftë edhe një vizitë kortezie e Ambasadorit apo stafit në Dublin, ku mbase Tirana zyrtare, ata zyrtarët e Ministrisë së Jashtme, as që e kanë ndonjë axhendë për shqiptarët e  atjeshëm dhe një dritëz shprese duket se do të jetë nxitja e shtetit të Kosovës.

Përpjekjet e shqiptarëve të Republikës së Irlandës janë si në çdo komunitet tjetër dhe padyshim spikasin talentet dhe krejt natyrshëm shqiptarët janë integruar me dinjitet në shoqërinë e atjeshme.

“Të hershmit” janë të imunizuar me mungesën institucionale,  por për të ardhurit rishtaz do të jetë shumë kalimtare ngritja e pikëpyetjes, se si është e mundur që shteti shqiptar se ka një copëz zyrë në këtë republikë, pasi do të mësohen.

E sërish kalvari i vuajtjeve vazhdon për ta, ndonëse nga Tirana zyrtare mbase as nuk e kanë informacionin më të vogël, sesi një mërgimtar shqiptar i gjendur në Irlandë, nëse do t’i nevojitet ndonjë dokument, do i duhet që “në të zezë”  të hyjë në Britani, të përplaset në zyrën e konsullatës shqiptare në Londër, e të rikthehet sërish në të zezë.

“Do i paguajmë ne të gjitha shpenzimet e nevojshme vetëm të na japin këtu dokumentat” ;-kërkonin shqiptarët e atjeshëm ndërsa po niseshim për “Samitin e Diasporës”, ku asnjë shqiptar i Irlandës nuk ishte i ftuar, ashtu siç nuk rezulton të ishte pjesëmarrës në festën e Flamurit të organizuar nga ambasada shqiptare në Londër.

E retorika nga Tirana vazhdon edhe në këtë kohë, kur temperaturat zgjedhore janë rritur, ku në faqen zyrtare të Ministrit të Jashtëm  gjen të gjitha ngjyrë-datat e fushatës, (emri i tij publikisht doli si ministër i diskutueshëm nga Kryeministri Rama) e caktimi i stafeve të ambasadave, nuk mund të jenë si shërbëtorë të emigrantëve shqiptarë, sesa qoka bamirëse për ata që ndihmojnë nëpër fushata e skena politike, që së paku emri i ministrit të Jashtëm jetë në “jashtë zonës së rrezikut” dhe afërmendësh shqiptarët e Irlandës mbesin të largët, krejtësisht të harruar.

“Bashkëpunimi” me ambasadën e Kosovës , konkretisht zyrën konsullore atje, mbetet thjesht një hamendësim, si një stërpërsëritje e besdisshme e një deklarate të kryeministrit Rama “për pasjen e ambasadave të përbashkëta” që u komentua  retorike për axhendën e ditës, në funksion të mbledhjeve të qeverive shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë.

E nëse Kosova do të ketë konsullatën e saj në Dublin, çfarë e pengon Republikën e Shqipërisë që nëse nuk mund të kenë konsullatë të përbashkët me Kosovën, të ketë një konsullatë për shqiptarët e atjeshëm?

Duket se kjo pyetje ngrihet në kohën e gabuar, jo thjesht se ka filluar fushata dhe askujt si bie ndërmend për emigrantët në përgjithësi, e aq më tepër për ata të Irlandës që vazhdojnë të mbesin jetimë të mëdhenj, personifikim i përçudnimit të shtetit apo rrjedhojë e politikës së përçmimit të shtetit. I vetmi ngushëllim mbetet pohimi se nuk  është vetëm Dublini ku shkëlqen mungesa e gjithçkaje zyrtare të shtetit shqiptar…

Tags: edi rama
Previous Post

Fëmijët e pashoqëruar në Britani, një në tetë është nga Shqipëria

Next Post

Rama e Basha afër marrëveshjes për një datë të re të zgjedhjeve

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rama e Basha afër marrëveshjes për një datë të re të zgjedhjeve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.