“Fabrika e ujit në “Shkabaj” do të përfundojë në dhjetor 2016, ndërsa testimet e rrjetit, shqyrtimet, komisionimet, pranimet teknike, pajisjet dhe marrja e lejeve për shfrytëzim mbetet si një dy përqindësh i punëve totale, për pjesën e parë të vitit 2017”
“KUR” Prishtina ” sh.a. demanton raportimin e dalë nga Radio Kosova se “Fabrika mund të dështojë për shkaqe financiare” sepse aty asgjë nuk ka të vërtetë, duke u bazuar në faktin se mjetet financiare për fabrikën e ujit në “Shkabaj” nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë alokuar dhe transferuar në llogarinë e veçantë të këtij projekti në llogari të KUR ” Prishtina ” sh.a., e poashtu edhe Komuna e Prishtinës ka alokuar dhe transferuar 1.5 milion euro deri më tash dhe jemi në bisedime e sipër që edhe pjesës tjetër do t’i përgjigjen pozitivisht, në mënyrë që ky projekt i shumëpritur nga ana e qytetarëve të përmbyllet me sukses”, thuhet në komunikatë, përcjell lajmi.net
Aty thuhet se ky është një projekt i madh i cili do të përmirësoj situatë me furnizim me ujë dhe se projekti do të përfundojë Brenda afateve kohore.
“Punimet në këtë fabrikë janë duke u zhvilluar me një dinamikë të madhe.Projekti ”Shkabaj” është një nga investimet më të mëdha në furnizimin me ujë të pijshëm që nga themelimi i KUR”Prishtina”sh.a., dhe se është një projekt vendimtar jo vetëm për kryeqytetin por për gjithë vendin. Me realizimin e këtij investimi, që është planifikuar të përfundojnë deri në fund të vitit 2016, do të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për Prishtinën, Fushë Kosovën, Obiliqin, Podujevën dhe komunat tjera nën menaxhimin e KUR”Prishtina” sh.a., do të ketë përmirësime të dukshme në largimin e ujërave të zeza dhe do të investohet në mbrojtjen efektive të burimeve nga ndotjet”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.






















