Por lidhjen e tij të ngushtë me Kosovën, kishte dëshmuar edhe mbreti i muzikës Pop, Michael Jackson në qershor të vitit 1999.
Jackson në atë kohë së bashku me Friends, kishin organizuar koncerte, turne me qëllimin për të mbledhur fonde për të ndihmuar fëmijët në Kosovë, Afrikë dhe disa vendeve të tjera.
Koncerti i parë u zhvillua në Seul të Koresë së Jugut, ndërsa i dyti në Mynih të Gjermanisë.
Ky turne të cilin Michael Jackson, kishte organizuar në vitin 1999, cilëson koncertet më të mëdha të bamirësisë.
Njeriu më i famshëm në botë ndërroi jetë më 25 qershor të 2009, për t’u bërë i pavdekshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=NucnHhr0XSU?feature=oembed&w=640&h=480






















