• Latest
  • Trending
  • All

Kur mafioziteti reinkarnohet në politikbërje…

27/02/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kur mafioziteti reinkarnohet në politikbërje…

27/02/2021
in Aktualitet

Emin Azemi

Në Maqedoni, ndodh që edhe fëmijën të ta vrasin me paramendim, edhe të të fusin në birucë, me të vetmin faj, sepse je shqiptar. Kështu po ndodh edhe me Sedat Aliun, babain e Almirit të vogël nga Kumanova, i cili duhet të vuajë 6 muaj burg për shkak se në vetëmbrojtje e paska grrithë pak vrasësisin Boban Iliq. Babai i Almirit të vrarë po e paguan haraçin e të qenit qytetar i rendit të dytë në këtë shtet, ku sistemi i pareformuar i  (pa)drejtësisë është zgjatim i politikave antishqiptare.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Plot vrasës nëpër Europë që kishin shtypur turma njerëzish me kamionë, po të jetonin në Maqedoni dhe, mundësisht, po të ishin maqedonas, tash do të lëviznin të lirë dhe gishtin e mesit do ta mbanin lart e më lart. Këta kamionxhinj të çmendur, në Maqedoni pa problem do të mund të vazhdonin marshutën e tyre të vdekjes, sepse këtu ka plot prokurorë e gjykatës me të kaluar të dyshimtë, të cilët pa kurrfarë problemi dalin në anën e vrasësve dhe shkelin me dy këmbë mbi viktimat, që “rastësisht” mund të jenë shqiptarë.

Në Maqedoni, ndodh që edhe fëmjën të ta vrasin me paramendim, edhe të të fusin në birucë, me të vetmin faj, sepse je shqiptar. Kështu po ndodh edhe me Sedat Aliun, babain e Almirit të vogël nga Kumanova, i cili duhet të vuajë 6 muaj burg për shkak se në vetëmbrojtje e paska grrithë pak vrasësisin Boban Iliq.

Babai i Almirit të vrarë po e paguan haraçin e të qenit qytetar i rendit të dytë në këtë shtet ku sistemi i pareformuar i  (pa)drejtësisë është zgjatim i politikave antishqiptare.

Prandaj, njerëzit dalin kot në të ashtuqujaturat zgjedhje të lira e demokratike, për arsye se vlerat e demokracisë mund t’i fusë në një shishe shejtani një togë prokurorësh e gjykatësish dhe t’i shndërojë ato në qindra vite burgim për shqiptarë të pafajshëm.

Njerëzit dalin kot të votojnë, sepse procesi zgjedhor saora pëson deformim, për shkak të pazareve dhe koncesioneve që u bëhen vrasësve të 27 Prillit 2017 dhe për shkak të allashveresheve politike-mafioze me ish-shefin e Zbulimit, Sasho Mijallkov, i cili këto ditë po i shijon ditët e ëmbla të “paraburgimit” në ndonjë dhomë të ‘Marriotit’. Është i njëjti njeri që e ngriti një sistem të tërë përgjimesh, përmes të cilave ishte në gjendje të shantazhonte cilindo politikan në Maqedoni (!).

Pra, në Maqedoni nuk mjafton të jesh i ndershëm, për të qenë i pafajshëm. Në Maqedoni, duhet ta shantazhosh keq dikë që të shpallesh i pafajshëm dhe të shijosh frytet e amnistisë së pashpallur.

Mijallkovi është produkti më idiotik i reinkarnimit të mafiozitetit në politikbërje dhe çdokush që provon ta zhbëjë këtë reinkarnim shpallet ose renegat ose destabilizues i shtetit prej kartuçi.

Siç po shkojnë punët me këtë “efikasitet” të lartë të sistemit të gjyqësisë në Maqedoni është afër mendësh që, një ditë të bukur me diell, në Europë të hapet ndonjë shkollë e posaçme e prokurorëve dhe gjykatësve, me pedagogë dhe instruktorë nga Maqedonia. Këta të fundit, të “armatosur” me shejtanllëqet e tyre policoro-juridike, do të mund të përhapnin përvojat e tyre speciale në shndërrimin e vrasësve me paramendim në kundërvajtës të thjeshtë trafiku. Nuk besojmë që një shkollë e tillë do të mund të licencohej diku në Europë, por ka të ngjarë që këta prokurorë dhe gjykatës nga Maqedonia të hapin ilegalisht ndonjë kurs privat, në ndonjë podrum të Madridit, Berlinit, Parisit, Brukselit e gjetiu, ku do të mund të “trajnoheshin” terroristët e ardhshëm dhe, pa problem, do të diplomoheshin si vozitës të kualifikuar për vrasjen e njerëzve. Madje, një klasë e posaçme do të mund të hapej për ata vozitës që e kanë në gjak vrasjen e fëmijëve dhe, si demonstrim praktik, mund të shërbejnë me video-xhirimet amatore nga Kumanova, ku shihet se si përfundon i shtypur për vdekje Amir Aliu nën rrotat e ‘Mercedesit’ të Boban Iliqit. (Është po i njëjti ‘Mercedes’ që e priti derë hapur para dyerve të burgut vrasësin Boban, i cili, pas ndonjë dite, mund të përgatitet papengueshëm për vrasjen e radhës).

Me licencën e (pa)drejtësisë që e mban vulën e gjykatave në Shkup e në Kumanovë, tash e tutje, do të mund të pajiset çdo maqedonas etnik që e ka ndërmend të vrasë ndonjë shqiptar. Nëse licensa të tilla në të kaluarën legjitimuan inskenime montruoze, siç ishin rastet: “Sopoti”, “Monstra” “Alfa”, “Kumanova” etj. kush i pengon prokurorët që, edhe në të ardhmen, të mos licencojnë ngjarje të ngjashme, në të cilat shqiptarët do të jenë sërish viktimë, kurse inskenuesit të jenë pjesëtarë të strukturave shtetërore?

Pse, kush i pengoi këto struktura të mos inskenojnë rasttin e Spotit, apo vrasjen e pesë maqedonasve të pafajshëm te Liqeni i Smilkovës dhe cili gjykatës a prokuror e pati kurajon profesionale e qytetare që t’ia çjerrë maskën këtij inskenimi makabër?

Në korrik të 2015-tës, Goran Nakevski, babai i njërit nga fëmijët e vrarë te Liqeni i Smillkovës, pat deklaruar për medie se nuk beson në gjyqësinë dhe në prokurorinë e vendit.

“Nuk janë problem vetëm vrasësit, janë problem porositësit, motivi, financuesi i tyre, pasi nuk mundet dikush për qejf të ngritet dhe të vrasë fëmijë. Prej shumë vitesh, sipas tij, shteti po e fsheh të vërtetën e rastit të Smillkovës”, pat thënë Nakevski

Nakevski, madje paralajmëroi se do të ngre padi penale kundër ish-Prokurorit Publik, Marko Zvërlevski, pasi ai dhe familjarët tjerë vlerësojnë se ai i ka vënë nën mbrojtje vrasësit e vërtetë dhe porositësit e vrasjes se fëmijës së tij.

Në të njëjtat vale ishte edhe i akuzuari Fejzi Aziri, i dënuar me 15 vjet burgim. Në fjalën e tij, ai ka kërkuar që Kryprokurori Publik, Lubomir Joveski, dhe prokurorja për Krim të Organizuar, Vilma Ruskovska, ta vizitojnë atë në burgun e Shutkës ose ta ftojnë, në mënyrë që t’ua dorëzojë argumentet dhe faktet mbi atë se kush është organizator dhe ekzekutues i vrasjes së pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës.

Ndërkohë, një nga familjarët e të akuzuarve, Bedri Ajdari, u ka thënë gazetarëve se rasti ‘MONSTRA’ është i montuar dhe ata që e kanë bërë këtë janë munduar, sipas tij, t’i zhdukin provat dhe se vendi ku ka ndodhur vrasja është mbuluar me asfalt për t’u zhdukur provat.

Por, sikur nuk u mjaftuan me këtë inskenim dhe këta shejtanë budallenj, që vetes i thonë gjykatës e prokurorë, pa iu dridhur qerpiku i syrit, madje as vetulla e prerë e Fatime Fetait, dërguan në birucat e vdekjes një grup të rinjsh shqiptarë, për një vepër që ata s’e kishin kryer, por duhet të shërbejnë si “mish për top” për të mbuluar një krim të konstruktuar mirë nëpër zyrat e shtetit.

Në gjithë këtë histori të dhimbshme, asnjë njeri normal nuk mund t’i amnistojë ministrat shqiptarë të Drejtësisë dhe gjykatësit e prokurorët shqiptarë, në gjithë këtë periudhë inskenimesh monstruoze antiqshqiptare. Nëse ata i kanë pasur hall rrogat, kjo ka mundur të zgjidhet lehtë, sepse shoqëria shqiptare, pa kurrfarë problem, ka mundur t’ua sigurojë atyre të ardhurat në këmbim të një qëndrimi më dinjitoz që do ta shprehnin duke mos legjitimuar me prezencën e tyre shumë vendime skandaloze që kanë qenë të orientuara kundër lirive dhe të drejtave të shqiptarëve.

Fundja, shumë gjenerata shqiptarësh në të kaluarën ishin vrarë dhe dergjur në burgje për lirinë tonë të sotme, përfshirë madje edhe lirinë e heqjes dorë nga posti që shpesh shndërrohet në kartë legjitimimi të krimeve kundër shqiptarëve.

Në të kaluarën, shumë shqiptarë kanë vuajtur në burgje, jo që dikush sot ta gëzojë kolltukun e butë të lojalitetit, por që të zhvillojë beteja antidiskiminuese, madje edhe me çmimin e mbetjes pa kolltuk. Thonë se butësia dhe ngrohtësia e kolltukut ka njëfarë magjie, por me një kusht të vetëm: që ajo butësi  e ngrohtë të mos shndërrohet në peng të lirive kokektive të një populli.

Previous Post

OBSH: Vala e re që po kalon Brazili përbën një tragjedi

Next Post

Rritja alarmante e infeksioneve/ Italia ashpërson masat kundër COVID-19

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rritja alarmante e infeksioneve/ Italia ashpërson masat kundër COVID-19

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.