• Latest
  • Trending
  • All

Kur jugosllavët dhe perëndimorët refuzonin dikë me “J” në pasaportë, shpëtimi vinte veç nga shqiptarët (Video)

28/01/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kur jugosllavët dhe perëndimorët refuzonin dikë me “J” në pasaportë, shpëtimi vinte veç nga shqiptarët (Video)

28/01/2017
in Aktualitet, Lajme
E gjitha nisi me pushtimin e Austrisë nga Hitleri. Edhe pse në Vjenë, unë isha rritur pa asnjë identitet çifut; nuk kisha qenë asnjëherë në ndonjë sinagogë dhe asnjëherë nuk kishim festuar në familje festat e hebrenjve – duke e konsideruar veten thjesht një vajzë vjeneze. Kur Hitleri erdhi, i nxori të gjitha vajzat nga shkollat e tyre dhe i dërgoi në një shkollë të përbashkët – vetëm për hebrenjtë.
 Për mua ishte e tmerrshme që diçka e tillë po ndodhte. Më ngjante vetja si një kriminele, për një krim që nuk e kisha kryer. Mbaj mend kur po zbrisja shkallët e shkollës dhe po mendoja se, nëse do të arrija të dilja nga Austria dhe nëse do të kisha mundësinë të martohesha e të bëja fëmijë, do të bëja të pamundurën që ata të kishin një identitet të fort hebre. Ishte viti 1938 dhe unë isha vetëm 16 vjeçe.
Në Vjenë më priste vetëm vdekja. Bashkë me nënën time arrita të gjej një vizë turistike për në Jugosllavi, ku kishim disa të njohurit tanë. Kur tre muajt e vizës mbaruan, autoritetet jugosllave nuk na lejuan të qëndrojmë më atje. Ata na e bënë të qartë se nuk mund të qëndronim as gjysmë ore më shumë. Por, na shpjeguan gjithashtu se nëse do të mund të gjenim një shtet tjetër që do të na pranonte, nuk do të na shkaktonin asnjë problem apo pengesë për të dalë nga Jugosllavia. Nëse nuk do të gjenim ndonjë shtet që të na mirëpriste, ata do të na vendosnin nëpër trenat që shkonin në kufirin austriak. Por, ne e dinim se çfarë do të na ndodhte nëse do të shkonim deri atje.

Kështu, isha aq e dëshpëruar sa nisa të shkoja nga një konsullatë në tjetrën në Zagreb, në përpjekje për të marrë një vizë në mënyrë që të shkonim diku tjetër.

Shkova në konsullatën angleze, amerikane, franceze, zvicerane… tek të gjitha këto, por ne kishin pasaporta me një J të madhe të kuqe e cila ishte një shenjë dalluese që tregonte se ne ishim refugjatë çifutë. Dhe, asnjëra nga këto konsullata nuk na ofroi shërbim. Ishte diçka vërtetë dëshpëruese. Por, më pas më thanë: “Pse nuk provon Ambasadën shqiptare?”. Të them të drejtën, në atë kohë unë nuk e dija që ekzistonte një vend me emrin Shqipëri, por pasi shkova tek Ambasada shqiptare, ishte një kënaqësi e papritur kur ata më ftuan të futesha brenda.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ata më futën brenda konsullatës, më lanë të takohesha me Konsullin dhe më pyetën se çfarë mund të bënin për ne. Unë i thashë: “A mund të kem një vizë shqiptare”? Dhe ai më tha: “Më jep pasaportën që t’ju japim vizë”. Dhe, ashtu bëri, menjëherë. Duke i dhënë dorën njeri-tjetrit më tha: “Rrugë të mbarë dhe shijojeni qëndrimin tuaj në Shqipëri”. Pas kësaj, jugosllavët u sollën shumë keq me ne sa donin të na dërgonin si të burgosur, por ne paguam një polic privat që të na çonte në Split, që ishte një port, dhe kështu ne hipëm në një anije që do të na çonte nga deti Adriatik drejt Durrësit ku qëndruam për gjashtë muaj.

Nuk ia kishim idenë se çfarë do të gjenim apo çfarë do të bënim në Shqipëri, por të paktën e dinim se kishim një vend se ku do të shkonim dhe që nga ai moment, kuptova se Shqipëria na shpëtoi jetën, pasi nëse nuk do të kishim ardhur në Shqipëri, jugosllavët do të na kishin kthyer në Austri. Kështu, unë, ashtu si dhe Ana Frank, nuk do të ekzistonim më. Dhe, që në ato momente, doja t’i thosha faleminderit Shqipërisë.

Kur erdhëm në Shqipëri gjetëm një grup hebrenjsh, 45-50 nga Gjermania, Austria etj. Edhe ata mbaheshin financiarisht nga organizata ndërkombëtare hebreje me qendër në Amerikë, të cilët dërgonin para për të jetuar, për të gjitha grupet hebreje që ia kishin dalë të mbijetonin. Në fakt, personalisht them se ia kam kaluar jashtëzakonisht mirë në Shqipëri.

Kështu, nisa të miqësohesha me shumë shqiptare. Ato donin të dinin si ishte jeta në Austri, pasi dihej që jetesa vjeneze ishte shumë e sofistikuar, ndërsa ata më mësuan shumë gjëra për Shqipërinë.

Isha shumë e lumtur, pasi nga një njeri i persekutuar, vetëm pse isha hebre, shkova në një vend ku më konsideronin miken e tyre. Vëllai im që jetonte në Angli arriti që të gjente për mua dhe mamanë viza për të shkuar atje. Kështu që ne u larguam nga Shqipëria përpara pushtimit nga italianët. Ishte fillimi i vitit 1939 dhe dukej qartë që shumë shpejt do të fillonte një luftë e madhe. Kështu që Anglia pranonte refugjatë që t’i përdorte për luftën – kur të vinte koha.

E vetmja mënyrë për të shkuar në Angli ishte nëpërmjet linjës ajrore Air France, pasi vetëm ajo funksiononte në Shqipëri. Por, kur shkova me pasaportën time në aeroport, aty ishte një J e madhe e kuqe që tregonte se unë isha hebre dhe ata më thanë se nuk mund të ndaloja në transit në Paris pasi isha refugjate çifute. Unë i thashë: “Unë nuk dua të qëndroj në Francë, dua të shkoj në Angli”. Vazhdoja t’i thosha: “Vërtetë mendoni se dua të rri në Francë kur mund të shkoj fare mirë në Angli? Të jeni të bindur se shteti juaj do të jetë i pari që do të pushtohet nga Hitleri”!

Unë nuk udhëtova dot për në Francë dhe Franca vërtetë u pushtua nga Hitleri. U ktheva në Durrës dhe i kërkova ndihmë një agjenti turistik, që u bë miku im në Durrës. Ai më tha se në Napoli ishte një anije kargo që shkonte në Angli dhe kështu bëra: u nisa për në Napoli, mirëpo kur mbërrita atje më thanë se anija ishte vonuar tetë javë. Fillova të qaja pasi isha vetëm me nënën time dhe nuk njihja askënd; nuk dija çfarë të bëja. Kur dola nga agjencia e anijes, pashë një agjenci tjetër italiane e cila edhe sot ekziston. Mendova se kjo është një shenjë. Shkova dhe i kërkova se doja të shkoja në Angli. Me thanë se e vetmja mënyrë ishte nëpërmjet Gjermanisë, me linjën ajrorë KLM.

Kështu bëra: u nisa për në Romë, Milano e Frankfurt. Kur mbërrita atje ishte momenti më i vështirë që kam përjetuar në jetën time. Përpara se të nisesha i shkrova një letër vëllait tim, pasi nuk e dija nëse do të mund ta takoja në Frankfurt. Letrën ia dhashë stjuardesës. Për fatin tim, mbërrita në Angli.

Në Angli nisa të studioj ekonomi në Manchester University. Në vitin e dytë të shkollës u njoha me një profesor karizmatik të Antropologjisë. Ai ma mësoi dashurinë për antropologjinë të cilës ia kushtova jetën,transmeton .

https://www.youtube.com/watch?v=K0IBw36wZrU?feature=oembed&w=640&h=480

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Zhgënjejë presidentët!

Next Post

Kur do të ketë Maqedonia qeveri?

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kur do të ketë Maqedonia qeveri?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.