• Latest
  • Trending
  • All

Kur Hitleri, Trocki, Tito, Frojdi dhe Stalini gjendeshin bashkë

10/01/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Kur Hitleri, Trocki, Tito, Frojdi dhe Stalini gjendeshin bashkë

10/01/2016
in Kulture

Vjena, një vit para shpërthimit të Luftës së Madhe, ishte një metropol i zhvilluar, ku përplaseshin të gjitha llojet e personazheve. Dhe në një periudhë të shkurtër, në të njëjtin vend qëndruan ata që u bënë armiqtë e betuar të njëri-tjetrit

Vjenë, 1913

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Andy Walker, BBC

Një shekull më parë, një lagje e Vjenës ishte vendbanimi i Adolf Hitlerit, Leon Trockit, Jozef Titos, Sigmund Frojdit dhe Jozef Stalinit. Në janar 1913, një njeri që në pasaportë kishte emrin Stavros Papadopoulos zbriti nga treni i Krakovit në stacionin verior të Vjenës. Me pamje të errët, ai mbante mustaqe fshatari dhe kishte me vete një valixhe të vogël druri.

“Unë isha ulur në tavolinë, – shkroi burri që u takua me të, shumë vite më vonë, – kur dera u hap me një krikëllimë dhe një njeri i panjohur hyri brenda. Ai ishte i shkurtër, i dobët, me lëkurë zeshkane. Nuk pashë asgjë në sytë e tij që të interpretohej si miqësore”.

Ai që shkroi këto rreshta ishte një intelektual disident rus, redaktori i gazetës radikale “Pravda” (E vërteta). Emri i tij qe Leon Trocki.

Njeriu për të cilin ai shkroi në fakt nuk ishte Papadopoulos. Ai pati lindur si Josif Visarionoviç Dzhugashvili dhe njihej nga shokët e tij si Koba ndërsa mbahet mend nga bota si Jozef Stalin.

Trocki dhe Stalini qenë vetëm dy nga një numër i madh njerëzish që jetonin në qendër të Vjenës më 1913, jetët e të cilëve do të bëheshin më pas përcaktuese dhe tronditëse për pjesën më të madhe të shekullit të njëzetë.

kafe central
klimt
800px-Wien_Hofburg_Neue_Burg_Heldenplatz
schiele.self-portrait
_67006500_vienna-624getty
stalini, frojdi, hitleri
_67042455_vienna_map624
kafeja Landtman

Ishte një grup i përbërë nga njerëz shumë të ndryshëm. Dy revolucionarët, Stalini dhe Trocki, qenë në arrati. Sigmund Frojd ishte sakaq i mirënjohur. Psikanalisti kishte ndjekës të shumtë si një njeri që hapi sekretet e mendjes. Ai jetonte dhe punonte në Bergase.

I riu Jozef Broz, më vonë gjeti famë si udhëheqësi i Jugosllavisë. Ai punonte në fabrikën e makinave “Daimler”, në Viener Neustadt, një qytezë në jug të Vjenës, dhe ëndërronte punësim. para dhe kohë të mira.

Pastaj qe 24-vjeçari nga Austria Veriperëndimore, ëndrrat e të cilit për të studiuar pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura të Vjenës ishin rrëzuar dy herë dhe që tashmë banonte në një shtëpi të varfër pranë Meldermanstrase, krahas Danubit. Qe Adolf Hitleri.

Në përshkrimin madhështor të qytetit në këtë kohë, shkrimtari Frederic Morton imagjinon se si Hitleri mund të ketë debatuar me banorët e tjerë të shtëpisë së tij mbi “moralitetin, pastërtinë e racës, misionin gjerman, tradhtinë sllave, hebrenjtë, jezuitët dhe masonët e lirë”.

Këta personazhe duhet të kenë kaluar shumë kohë në të njëjtën zonë në qendër të Vjenës.

Në qeverisje të Austro-Hungarisë, me rezidencën në pallatin monumental Hofburg në qendër të Vjenës, ishte perandori i moshuar Fraz Jozef, i cili pati qenë në pushtet që nga viti i revolucioneve të mëdha 1848. Arkiduka Franz Ferdinand dhe njeriu i përcaktuar si pasardhës i tij, banonte në pallatin Belvedere aty pranë, duke pritur të merrte fronin sa më parë. Vrasja e tij një vit më vonë solli edhe shpërthimin e Luftës së Parë Botërore.

Vjena më 1913 ishte kryeqyteti i Perandorisë Austro-Hungareze, e cila përbëhej nga 15 popuj dhe mbi 50 milionë banorë.

“Megjithëse nuk ishte ekzaktësisht një vend kozmopolitan, Vjena kishte larmishmërinë e vet kulturore, duke tërhequr njerëz ambiciozë nga e gjithë perandoria”, thotë Dardis McNamee, kryeredaktorja e “Vienna Review”, e përmuajshmja e vetme në gjuhën angleze në Austri, i cili ka jetuar në këtë qytet për 17 vjet.

“Më pak se gjysma e 2 milionë banorëve të qytetit qenë të lindur në këtë qytet dhe rreth një e katërta vinte nga Bohemia (sot në perëndim të Republikës së Çekisë), dhe Moravia (tashmë në lindje të Çekisë), pra çekishtja ishte një gjuhë shumë e folur krahas gjermanishtes”.

Popujt e perandorisë flisnin një duzinë me gjuhë”, shpjegon ajo.

“Oficerët në ushtrinë austro-hungareze duhej të ishin të aftë të jepnin urdhra në 11 gjuhë përveç gjermanishtes dhe secila prej gjuhëve kishte një përkthim zyrtar të himnit kombëtar”.

Kjo përzierje unike krijoi fenomenin e vet kulturor, kafenetë e Vjenës. Legjenda thotë se kafeja në Europë u zbulua në thasët e kapura si plaçkë lufte kur ushtria osmane u largua pas dështimit në rrethimin e qytetit më 1683.

“Kultura e kafesë dhe nocioni i debatit dhe diskutimit në kafene është pjesë e jetës vjeneze sot, njësoj siç ka qenë atëherë”, shpjegon Charles Emmerson, autor i librit “1913: Në kërkim të botës Para Luftës së Madhe” dhe studiues në “Chatham House”, një qendër kërkimore për politikën e jashtme.

“Bashkësia intelektuale vjeneze ishte në fakt shumë e vogël dhe çdokush njihte çdokënd… kjo siguroi shkëmbime mendimesh përtej kufijve kulturorë”.

Kjo, sipas tij, favorizon disidentët politikë dhe ata që janë duke jetuar në arrati.

“Ti nuk kishe një shtet qendror shumë shumë të fuqishëm. Shteti ishte në fakt disi i ngadaltë. Nëse dëshiroje të gjeje një vend për t’u fshehur në Europë, ku ti mund të takoje njëkohësisht shumë njerëz interesantë, atëherë Vjena qe vendi më i përshtatshëm për këtë.”

Vendi i parapëlqyer i Frojdit për të kaluar kohën e lirë, kafeneja “Landtmann”, gjendet ende te “Ringu”, bulevardi i njohur që rrethon qendrën historike të qytetit, “Innere Stadt”.

Trocki dhe Hitleri kalonin kohë te “Cafe Central”, vetëm pak minuta ecje pak më tutje, ku kekët, gazetat, shahu dhe, mbi të gjitha, bisedat, qenë pasionet më të mëdha të klientëve të rregullt.

“Një arsye se pse kafetë u bënë kaq të rëndësishme ishte fakti që ‘çdokush’ shkonte atje”, thotë MacNamee.

“Pra kishte një shkëmbim idesh mes disiplinave dhe interesave të ndryshme, që në fakt qenë kufij të cilët u bënë aq të ngurtë dhe të pakapërcyeshëm në Perëndim. Në atë kohë, kufijtë, ideologjikë dhe fizikë, qenë shumë fluid”.

Përtej kësaj, shton ajo, “pati një vrull energjik nga inteligjenca hebraike si dhe nga klasa e re industrialiste, që u bë e mundur pasi ata fituan nënshtetësi të plota dhe të drejta të barabarta nga Franz Jozef në vitin 1867, si dhe akses të plotë në shkolla dhe universitete”.

Megjithëse kjo ishte ende një shoqëri e dominuar në masë të madhe nga meshkujt, kishte edhe një numër të konsiderueshëm grash me ndikim.

Alma Mahler, bashkëshorti kompozitor i së cilës vdiq më 1911, ishte gjithashtu një kompozitore dhe u bë muzë dhe e dashur e artistit Oskar Kokoschka dhe e arkitektit Walter Gropius.

Megjithëse qyteti ishte dhe vijon të mbetet sinonim i muzikës, ballo të ekzagjeruara dhe valset, pjesa e saj e errët qe me të vërtetë e zezë. Një numër i madh i banorëve të Vjenës jetonte në lagje barakash më 1913 dhe në këtë vit, më shumë se 1500 vjenezë humbën jetën.

Askush nuk e di nëse Hitleri u përball me Trockin apo Tito me Stalinin. Por një pjesë dramaturgjike radiofonike e vitit 2007, – e shkruar nga Laurence Marks dhe Maurice, me titull, Doktor Frojdi do t’ju vizitojë ju tani z. Hitler – përshkruan përplasje të tilla imagjinare.

Lufta që shpërtheu një vit më vonë shkatërroi pjesën më të madhe të jetës intelektuale të Vjenës. Perandoria u shpërbë më 1918, gjë që ndihmoi në ngritjen e Hitlerit, Stalinit, Trockit dhe Titos në karriera që lanë shenjë përgjithmonë në historinë botërore.

Vjena e vitit 1913

Diktatori sovjetik Jozef Stalin kaloi një muaj në qytet duke u takuar me Trockin dhe duke shkruar “Marksizmi dhe Pyetja Kombëtare”, në bashkëpunim me Nikolai Bukharin.

Neurologu Sigmund Frojd lëvizi në Vjenë më 1860 si fëmijë dhe u largua nga qyteti më 1938 pasi nazistët e aneksuan Austrinë.

Udhëheqësi nazist Adolf Hitler besohet se jetoi këtu mes viteve 1908 dhe 1913, ku ai mezi nxirrte jetesën duke punuar si piktor.

Josif Broz, i cili më vonë u bë udhëheqësi jugosllav Marshalli Tito, ishte një metalpunues para se të rekrutohej në ushtrinë e Austro-Hungarisë.

Revolucionari rus Leon Trocki jetoi në Vjenë nga viti 1907 deri më 1914, ku nisi publikimin e gazetës “Pravda” (E vërteta).

Art, psikologji dhe statizëm

Vjena e fillimshekullit të njëzetë i dha botës një pjesë të konsiderueshme të identitetit të sotëm artistik, shkencor dhe ideologjik. Qeverisja e një perandorie të madhe, shumëkombëshe dhe të larmishme i dha rrugë krijimit të një sistemi administrativ që u bë simbol i burokracisë dhe shtetformimit. Produkt i kësaj burokracie, ishte “Procesi”, romani i shumënjohur i shkruar më 1914 nga Franz Kafka. Ndonëse Kafka jetoi dhe shkroi në Pragë, vepra e tij duket se reflekton pikërisht burokracinë e hartuar nga shtetarët vjenezë.

Vjena në këtë kohë kishte Frojdin, anën shkencore të analizimit të shpirtit të njeriut, por edhe Arthur Schnitzler, shkrimtarin që eksploroi fantazinë seksuale të njerëzve në një vepër të quajtur “Traumnovelle”, e cila u bë në fakt më e njohur përmes filmit të Stanley Cubrick, “Eyes Wide Shut”. Vjena kishte në këtë kohë Gustav Klimt, piktorin simbolist me vepra shumë seksuale dhe skandaloze për kohën, por kishte edhe Egon Schiele, i cili u fut në burg në një rast për akte të turpshme në publik. Veprat e tij në atë kohë konsideroheshin thjesht pornografike.

Trocki dhe Stalini ishin vetëm dy nga një numër i madh njerëzish që jetonin në qendër të Vjenës më 1913, jetët e të cilëve do të bëheshin më pas përcaktuese dhe tronditëse për pjesën më të madhe të shekullit të njëzetë

Megjithëse qyteti ishte dhe vijon të mbetet sinonim i muzikës, ballo të ekzagjeruara dhe valset, pjesa e saj e errët qe me të vërtetë e zezë. Një numër i madh i banorëve të Vjenës jetonte në lagje barakash më 1913 dhe në këtë vit, më shumë se 1500 vjenezë humbën jetën

Më pak se gjysma e 2 milionë banorëve të qytetit qenë të lindur në këtë qytet dhe rreth një e katërta vinte nga Bohemia (sot në perëndim të Republikës së Çekisë), dhe Moravia (tashmë në lindje të Çekisë), pra çekishtja ishte një gjuhë shumë e folur krahas gjermanishtes.

Previous Post

Letrat e dashurisë të Alber Kamy dhe të dashurat e tij

Next Post

Kinezëritë e Edi Ramës

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Kinezëritë e Edi Ramës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.