• Latest
  • Trending
  • All

Kur historia e shqiptarëve paraqitet gabimisht dhe e parëndësishme

05/10/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kur historia e shqiptarëve paraqitet gabimisht dhe e parëndësishme

05/10/2020
in Aktualitet, Opinion

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

 Daut Dauti

Lord Byron (1788 – 1824) dhe John Hobhause (1786-1869), më vonë i njohur si Lord Broughton, e vizituan Shqipërinë në vitin 1809. Që të dy botuan udhëpërshkrimet e tyre dhe së bashku me disa udhëpërshkrues tjerë, në Britani të Madhe filloi procesi i ndërtimit të imazhit të shqiptarit dhe Shqipërisë.
Në mes tjerash, Hobhouse i përshkroi edhe gratë shqiptare. Në atë kohë ky përshkrim nuk është vërejtur pothuaj se aspak. Sikur ky autor t’i përshkruante edhe gratë tjera të Ballkanit, me siguri do ta aplikonte të njejtën metodë. Dhe, gratë tjera nuk do të dukeshin më mirë se ato shqiptare. Byron dhe Hobhouse në Britani kanë qenë të njohur për përkrahjen e tyre në drejtim të arsimimit të grave dhe kjo ka qenë arsyeja që këta dy nuk e shihnin me sy të mirë pozitën e gruas në Ballkan kur e krahasonin me atë në Britani të Madhe edhepse atëherë edhe në këtë vend gruaja ishte në pozitë tejet më të pafavorshme se që është sot.
Sidoqoftë, ky përshkrimi i gruas shqiptare do të bëhej problematik dy shekuj më vonë kur vrojtimi i Hobhousit u botua në librin ‘The Ottoman Empire’ që është një tekst shkollor alternativ për mësim të historisë së kësaj periudhe. Ky libër është botuar në Selanik nga CDRSEE me qëllim që të krijohet një tekst më i drejtë dhe më i pranueshëm për nxënësit e vendeve ballkanike, e cila gjë do të ndikonte edhe në krijimin e një të ardhme paqësore. Ide shumë e mirë.
Vlerësimi i Hobhausit nuk do të duhej të ishte problem sikur redaktorët e këtij libri të kishin aplikuar të njejtën metodë në spjegimin e gjenedjes me gratë e etniteteve tjera të Ballkanit gjatë kësaj periudhe. Por, nuk është bërë kjo. Përshkrimi i Hobhousit është dhënë në faqen 111 të këtij libri ku shihet se pozita e gruas së pa arsimuar dhe jointeligjente shqiptare është ajo e skllaves së burrit (shqiptar).
Një faqe më poshtë të këtij libri përshkruhet esanfi i grave greke të angazhuara në prodhimin e sapunit. Këto gra janë të zonja, punëtore dhe të afta në organizimin sindikal apo politik. Tri faqe më poshtë qëndron përshkrimi i grave nga Lady Montagu, e cila ka qenë gruaja e ambasadsorit britanik në Stamboll. Sipas, Lady Montagu, gratë e Stambollit janë fenomenale. Ato janë të bukura sikur që e kanë edhe veshjen dhe posedojnë aftësi dhe moral të lartë. Madje, sipas gruas së ambasdadorit, gratë otomane janë në pozitë më të mirë se gratë e vendeve evropiane për shkak se ato edhe mund të shkurorëzohen dhe të mos mbesin pa trashëgimi.
Në tekstin tjetër përshkruhet gruaja serbe. Tërësisht në superlativ në të gjitha aspektet. Tashti, ne këtu hasim në një problem serioz. Teksti, duke qenë shkollor dhe i dedikuar për të gjitha vendet e Ballkanit, paraqet një të metë serioze. Automatikisht ne këtu kemi të bëjmë me metodën karahasuese, e cila na tregon se gratë shqiptare janë në fund të pusit kurse tjerat diku larg në një pozitë tejet të lakmueshme. Me fjalë tjera, këtu nuk aplikohet kriteri i njejtë, e cila gjë është e obligueshme. Edhe më tej, ne nuk kemi se si ta interpretojmë ndryshe këtë mënyrë pos si tendencë e qëllimtë të denigrimit të shoqërisë shqiptare.
Redaktorët e librave në fjalë është dashur që ta vazhdojnë vijën e njejtë të qasjes. 100 vite më vonë, Edith Durham i ka përshkruar gratë sllave të Maqedonisë ku ajo ishte angazhuar në shpërndarjen e ndihmave. Sipas Durhamit, e cila në këtë vend ka qëndruar për një kohë të konsiderueshme, gratë sllave janë të pista për shkak se nuk lahen kurrë as vet e as rrobat që i kanë pa asnjë shije së bashku me stolitë. Në këtë drejtim Durham konkudon:
‘Në asnjë mënyrë nuk mund të pretendoj se kjo fshatarësi është e dashur dhe admiruese. Aq sa kam parë unë, kjo është fshatarësi e llojit më të ulët, e ngadalshme në mendje, me pamje të varfër fizike dhe inferiore ndaj secilës racë të Ballkanit të cilat i njoh unë.’
Në anën tjetër, Durham i përshkruan gratë shqiptare si tejet të moralshme, të dinjitetshme, punëtore, të vyeshme dhe të pastërta. Atëherë, pse redaktorët nuk i kanë shfrytëzuar shënimet e Durhamit? Përgjegjëja: Për shkak se këtu ka një arsye.
Ka edhe raste tjera kur gratë shqiptare janë përshkruar edhe më keq. Dy gra angleze të quajtura Adeline Paulina Irby dhe Georgina Muir Mackenzie në vitin 1867 e kanë botuar librin ‘Travels in the Slavonic Provinces of Turkey-in-Europe’. Aty shqiptarët (Myslimanë e katolikë) përshkruhen si është më keq. Qëllimi i kësaj literature ka qenë që të minohet mundësia e pavarësisë së shqiptarëve dhe të hapet rruga që tokat e tyre të okupohen nga sllavët, gjegjësisht serbët, për të cilën gjë këto dy gra janë munduar me mish e me shpirt. Libri i tyre është bërë manifest i politikës liberale britanike e cila, në krye me Gladstonein, për bazë kishte avansimin e kërkesave të sllavëve ortodoksë.
Nëse e marrim edhe një shembull nga këto tekste të Selkanikut, psh. rastin e Skenderbeut, e shohim arsyen e cila mëton në paraqitjen e shqiptarëve dhe historisë së tyre si diçka e rastit apo e parëndësishme. Skernderbeu në këtë tekst paraqitet vetëm sa pë ta spjeguar sistemin e ‘Devshirmes’ dhe vetëm një herë, shkurtazi, përmendet bashkpunimi i tij me Huniadin.
Në lidhje me periudhën e Kongresit të Berlinit (1878) paraqiten disa kërkesa (memorandume) të shqiptarëve por askund nuk pëmendet, në mënyrë analitike, qëllimi i nacionalizmit shqiptar sikur që përshkruhen kërkesat e popujve tjerë të Ballkanit.
Kërkesat e nacionalizmit shqiptar jepen shkel e shko edhe në librin e dytë (Kombet dhe shtetet në Evropën jug-lindore) kurse aspiratat e shteteve tjera janë të përpunuara dhe të qarta. Ta zëmë, në rastin e Maqedonisë që ishte problemi kryesor i Ballkanit të periudhës së post- Berlinit, shqiptarët nuk paraqiten aspak si faktor dhe si popull me kërkesa legjitime për këtë territor. Kjo është në kundërshtim me faktin që lufta e nacionalizmit shqiptar e kishte Maqedoninë në qendër të aspiratave.
Edhe një gjë nuk duhet ta harrojmë. Në faqen 124 është marrë një insert nga udhëtimet e Frasierit të vitit 1900. Kur ai po udhëtonte nëpër Shqipëri, i shoqëruar nga disa ushtarë otomanë, në pritë iu dalin një grup i shqiptarëve ‘luftarakë, të cilët nuk u sollën si luftëtarë’. Me këtë rast ushtarët otomanë nga frika kishin ikur për t’u fshehur në mal. Por, ‘luftëtarët shqiptarë’ iu kishin afruar Fraserit me buzëqeshje dhe e kishin përshëndetur. Asgjë e pazakonshme. Por titulli i kësaj pjese është: ‘Insecurity when travelling in Albania’ (Pasiguria kur udhëtohet në Shqipëri). Pjesët tjera të Ballkanit jepen si vende të sigurta për udhëtim dhe merret ky shembull si rrezik edhepse autori nuk e sheh këtë ndodhi sikur redaksia e këtij libri.
Në librin e tretë ‘Luftat Ballkanike’ mungon paraqitja e krimeve ndaj shqiptarëve. Asnjë libër i kësaj teme nuk duhet të shfeltohet nëse aty nuk paraqiten maskarat serbe, malazeze dhe greke ndaj popullsisë shqiptare. Të kryhet libri pa këtë temë nuk është spjegim i historisë por është arsyetim i asaj që ka ndodhur në vitet 1912-13. është propagandë që e arsyeton të kaluarën për të përgaditur diçka (opinionin) për të ardhmen.
Tashti këto libra i lexojnë nxënësit në Bullgari, Greqi, Serbi, Mal të Zi, etj. Dhe, cila do të jetë pasqyra që ata e krijojnë për shqiptarët dhe historinë e tyre? E rrejshme, natyrisht. Ose, së paku e mangët.
Por, pse bëhet kjo gjë? Tani më nuk mund të pengohet pavarësia e Shqipërisë dhe Kosovës si më parë. Por, mund të pengohet zhvillimi i shqiptarëve të cilët do të shihen, me siguri qëllimisht, si elemente të parëndësishme që janë rastësisht në Ballkan dhe shpesh janë problematik.
Në këta tre libra nuk ka emër të ndonjë autori shqiptar. Nëse ka gabime, dihet që redaksia është përgjegjëse. Por, është vërejtur se librin është duke e mbrojtur Frashër Demaj. Do të ishte më mirë sikur Demaj të angazhohej në përmirësimin e këtyre gabimeve. Libri duhet të hiqet nga distribuimi derisa të përmirësohen gabimet.
Përndryshe, periudha e Perandorisë Otomane, sikur edhe ajo e shumë shteteve tjera, paraqitet kryesisht në mënyrë reale. Me siguri paraqitet shumë më mirë se sa në tekstet nacionale (zyrtare) në të cilat mësojnë nxënësit e vendeve anëtare të Ballkanit dhe kjo gjë është për t’u përshëndetur.
Previous Post

Rikthehen në Evropë kufizimet dhe izolimet lokale

Next Post

Kur do të zgjidhen nyjet gordiane në mes Kosovës dhe Serbisë?

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kur do të zgjidhen nyjet gordiane në mes Kosovës dhe Serbisë?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.