• Latest
  • Trending
  • All

Kur arbëreshët mbronin Maltën nga pushtimet osmane në Mesjetë

16/05/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kur arbëreshët mbronin Maltën nga pushtimet osmane në Mesjetë

16/05/2021
in Aktualitet

Mes tablove të shumta të Romantizmit evropian që pasqyrojnë vende dhe popullsi ekzotike spikasin dhe tablotë të viseve shqiptare dhe të personazheve me veshje shqiptare. Gjeografia e vendeve të pasqyruara në këto tablo është e larmishme që nga brigjet e Nilit, shkretëtirat arabike, Turqi, Greqi, Principatat e Vllahisë dhe Moldavisë dhe deri në ishullin e Maltës.

Malta është një nga pozicionet gjeografik kyç i detit Mesdhe. Prania shqiptare aty ka qenë e hershme që nga Mesjeta kur reparte të ndryshme arbëresh mbronin ishullin nga invazionet osmane. Siç dëshmon Noel Malcom në librin e tij “Agjentët Perandorakë”, një nga përfaqësuesit e familjes Bruti-Bruni nga Ulqini arriti të shpallej dhe Kalores i Urdhrit të Shën Gjonit që qeverisnin ishullin. Nga ajo kohë ka mbetur edhe shprehja fluturake Malta Yok – Nuk ka Maltë që i dedikohet kryeadmiralit Osman të Sulltan Ibrahimit të çmendur i cili pas një sulmi që pësoi një anije pelegrinësh myslimanë që shkonin për haxh në Mekë nga Kalorësit e Maltës, urdhëroi sulmin ndaj ishullit. Gjithsesi, kryeadmirali i flotës osmane, duke pasur frikë se nuk do ta pushtonte dot ishullin e Maltës, vendosi një qiri mbi hartën e tij detare dhe lejoi dyllin e qiririt të pikonte mbi shenjën që tregonte ishullin e vogël, derisa dylli e mbuloi krejtësisht. Më pas ai u deklaroi agjudantëve të vet, “Malta yok – nuk ka Maltë”, dhe lundroi të sulmonte venecianët në ishullin e Kretës. Rrethimi i Kretës vazhdoi përreth 24 vjet, ku tre vjet më vonë Sulltan Ibrahimi vdiq dhe venecianët u dorëzuan disa vite më vonë më 1669.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Tabloja e mëposhtme është e vonshme. Ajo daton në vitin 1808, ku reparte shqiptarësh shërbenin sa në ushtritë e Francës në ishujt jonianë sa në atë të Britanisë së Madhe apo dhe në Mbretërinë e Napolit. Autori i portretit nuk njihet, por ka gjasa që të jetë britanik.

Malta në atë vit ndodhej nën dominimin britanik dhe një vit me vonë më 1809, kur Lord Byron dhe Hobhouse u vendosën dhe qëndruan përreth dy javë në ishull, dëshmojnë se dëgjuan për herë të parë për Shqipërinë dhe liderin karizmatik të Pashallëkut të Janinës, Ali Pasha Tepelenën. Përpos kësaj, tregtarë të ndryshëm shqiptarë vendoseshin vazhdimisht në Maltë pasi ajo pas pushtimit britanik u kthye me bankën e vet, në një bankë të sigurë ku mund të depozitoje flori dhe gurë të çmuar. Britanikët në vitin 1821, kur Ali Pasha Tepelena u kërkoi ndihmë për të përballuar Perandorinë Osmane pasi i mohuan mundësinë për tu përfshirë në konflikt, i propozuan se mund të vendosej me gjithë thesarin e tij dhe të dy djemtë në Maltë. Këtë propozim Ali Pasha Tepelena nuk e pranoi pasi ndjente se mund të tradhtohej nga Britania e Madhe për interesa më të mëdha gjeostrategjike.

Udhëtimi përmes Maltës për në ishujt jonianë dhe në Prevezë dhe anasjelltas u kthye në një udhëtim që anijet britanike e bënin shpesh siç e dëshmon dhe Disraeli në 1832, në letrën që i nis të atit nga Malta dhe nga Preveza.

Veshja e luftëtarit shqiptar përveçse ekzotike për sytë e udhëtarëve perëndimorë duket që është ceremoniale pasi ai pozon qetë duke dëshmuar një harmoni të plotë të veshjes me karakterin. Fustanella, brezi, armët, guna e hedhur mënjanë dhe fesi i kuq që një dekade e gjysmë më vonë do ktheheshin në simbolet e revolucionit ballkanik antiosman në Greqi, janë elementët e njohura të veshjes tradicionale shqiptare që u kthyen në modë nga udhëtarët e huaj.

Fustanella tërhoqi që në fillim vëmendjen e udhëtarëve të huaj dhe shpesh herë ata bënin një lidhje me kiltin e skocezëve apo dhe me veshjet e ushtarëve romakë. Lord Byroni do të shkruante se “Shqiptarët më kanë bërë shumë përshtypje për ngjasimin që kanë me malësorët e Skocisë, në veshjen, pamjen dhe mënyrën e jetesës… Kilti (fustanella) megjithëse i bardhë… të folurit e tyre keltik në tingull si dhe zakonet e tyre të ashpra, gjithçka më çonte larg në Morven”. Ndërsa, Henry Holland do të shkruante se “fshatari apo ushtari shqiptar, fjalë të cilat në këtë vend dukej se janë pothuaj sinonime, shihet këtu në gjithë karakterin dhe kostumin e tij. Përgjithësisht burrnor në personin e tij, me tipare që e tregojnë të panënshtruar ndaj poshtërimit të skllavërisë, me dinjitet e madhështi në të ecurit dhe në qëndrimin e tij, mënyra sesi vishet ia shton këto veçanti dhe e bën figurën e tij më të spikatur dhe piktoreske se çdo tjetër nga sa kam njohur”.

Por, jo vetëm fustanella do të tërhiqte vëmendjen e udhëtarëve britanikë. Guna apo kapota si një element i veshjes shqiptare do të përshkruhej nga Hobhause, bashkëshoqëruesi i Lord Byronit në udhëtimin e tij në Shqipërinë e jugut në vitin 1809. Ai shkruan: “Veshja e burrave është shumë mirë e adaptuar për jetën e një njeriu që rri maleve. Më pas bën një panoramë të gunës shqiptare. Kjo kapotë është e leshtë e me thekë, e bardhë ose e zezë, ka shumë mundësi që ajo të jetë një veshje e posaçme e këtij populli sepse – sikurse ma shtiri në mënd miku im (Bajroni), poeti ynë Spenser i ka dhënë njërit prej personazheve të tij, “ një gunë të madhe të modës shqiptare” .

Brezi i quajtur silah dhe që zakonisht kishte një ngjyrë që dominohej nga ngjyra e kuqe për të bërë konstrast me fustanellën e bardhë përdorej për të mbajtur armët të cilat kryesisht ishin thika, shpata të llojit jatagan ose sabre dhe armë brezi të disa tipave. Jatagani ishte pjesë e pajisjes luftarake të burrit shqiptar. Doreza zbukurohej me argjend ose me fildish. Përveç funksionit estetik, zbukurimi bënte edhe lidhjen e dorezës me pjesën e tehut të saj. Zbukurimi i dorezës bëhej me punim rrogoz dhe paftë. Mbi të viheshin lule dhjetëpetalëshe. Tehu i jataganit ishte prej çeliku. Në njërën anë bëheshin incizime me motive gjeometrike e bimore. Krahas motiveve gjeometrike e bimore, në faqet e tyre të bronzta a të argjendta, kishte edhe dekore me subjekte epike dhe mitologjike, ku spikasin figura kalorësish të armatosur a përleshje midis kuçedrës dhe dragoit.

Mes armëve të brezit dallonin koburet që emërtohen me emra të ndryshëm: calinë, kalemtushe, cubë, teke, egzalina etj. Calina punohej në vend. Në Shqipërinë Veriore njihej me emrin calinë, celinë dhe gjarpënushe. Quhej gjarpënushe për arsye të kokës së gjarprit në fundin e dorezës. Në Shqipërinë e Mesme, në Elbasan quhej verdhë, ndërsa në Tiranë quhej latune vendi. Calinat kanë qenë shumë të përhapura, sepse shiteshin lirë. Koburet serme punoheshin nga armëtarët dhe argjendarët shkodranë. Dorezën e kishin si kokë gjarpri, të veshur me pafta argjendi. Ato qenë skalitur me motive bimore të stilizuara, në reliev. Tyta dhe çarku bëheshin prej hekuri. Gjatësia e tyre arrinte rreth 59 cm, ndërsa kalibri 20 mm. Koburet serme qenë prodhim i viteve 1780-1800. Ato janë përdorur si armë brezi nga suljotët.

Romantizmi Evropian në letërsi dhe arte figurative i gjeti shumë ekzotike tematikën shqiptare dhe pasqyrimi i këtyre motiveve në mënyrë të tërthortë ndikoi në pasqyrimin e imazhit të shqiptarëve në Evropë, që edhe pse nuk kishin një literaturë shumë të pasur me tekste përmes kulturës së tyre materiale dhe etnografike gjetën mënyrën për të afirmuar identitetin e tyre kulturor dhe kombëtar./ Nga Dorian Koci

Previous Post

Gjermani/ Pse emigrantët janë më të rrezikuarit për humbjen e vendit të punës

Next Post

Shpërthejnë protestat pro-Palestinës në botë, plagosen policët në Paris e Londër !

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Shpërthejnë protestat pro-Palestinës në botë, plagosen policët në Paris e Londër !

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.