• Latest
  • Trending
  • All

Kundërpërgjigje Putinit: Kosova s’është Donbas

29/04/2022

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 24 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kundërpërgjigje Putinit: Kosova s’është Donbas

29/04/2022
in Aktualitet

Kosova i plotëson kriteret për të qenë shtet i pavarur, ndryshe nga rajonet separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, thotë Matthias Hartwig, ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare, me bazë në Gjermani.

Sipas tij, një shtet mund të ekzistojë nëse i përmbushë tri elemente: territorin e përcaktuar, popullsinë e përhershme dhe kapacitetin udhëheqës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Të tria këto elemente, Kosova i plotëson”, thotë ai. “Në rastin e pjesës lindore të Ukrainës, Rusia dëshiron të formojë një shtet që nuk ekziston, pasi ai është pjesë e një shteti tjetër dhe kjo përbën ndërhyrje të madhe në sovranitetin e një shteti”, thotë Hartwig për Radion Evropa e Lirë.

Tri ditë para se të niste pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njohur dy rajonet separatiste të këtij vendi, Donjeckun dhe Luhanskun, si shtete të pavarura.

Këtë veprim ai ka bërë përpjekje ta justifikojë këtë javë, duke tërhequr paralele me Kosovën.

Në një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në Moskë, Putin ka thënë se republikat e Donbasit – siç njihen bashkërisht Donjecku dhe Luhansku – kanë vepruar njësoj si Kosova me shpalljen e pavarësisë.

“Është fakt që shumë shtete perëndimore e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. Ne e kemi bërë të njëjtën gjë me republikat e Donbasit”, ka thënë Putini më 26 prill, sipas një komunikate të lëshuar nga Presidenca ruse.

Donbasi vs. Kosova

Në vitin 2014, pas një vale protestash në Ukrainë, të cilat kanë çuar në rrëzimin e presidentit pro-rus, Viktor Yanukovich, Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nisur mbështetjen për një lëvizje separatiste në lindje të këtij vendi.

Pasi separatistët pro-rusë kanë marrë kontrollin e Donbasit, ata kanë shpallur pavarësinë e tij në maj të vitit 2014. Moska vazhdimisht ka pretenduar se popullata rusishtfolëse atje, është keqtrajtuar nga autoritetet ukrainase, ndonëse pretendimet e tilla nuk janë vërtetuar. Përveç Rusisë, asnjë vend tjetër nuk e ka njohur pavarësinë e Donbasit.

Kosova, ndërkaq, ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 – nëntë vjet pasi ndërhyrja e NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe i ka dhënë fund luftës gati dyvjeçare.

Më shumë se 13 mijë njerëz janë vrarë në luftë dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të zhdukur.

Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka konstatuar në vitin 2010 se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me Ligjin ndërkombëtar.

Shtetësinë e Kosovës e kanë njohur deri më tash më shumë se 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit, Richard Caplan, thotë se ndërhyrja e NATO-s, për t’i dhënë fund dhunës së ushtrisë serbe në Kosovë, ka pasur përkrahje të madhe, ndryshe nga rasti i Donbasit.

“Më 1999, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara – përfshirë Rusinë – ka thënë se ekziston një krizë e pashmangshme humanitare në Kosovë. Kjo nuk do të thotë se Rusia ka pranuar përdorimin e forcës nga ana e NATO-s. Rusia qartazi e ka kundërshtuar këtë gjë, mirëpo këtu qëndron dallimi… sepse për Donbasin nuk thuhet se minoriteti rus atje është duke u rrezikuar apo ka qenë në rrezik nga Qeveria e Ukrainës”, thotë Caplan për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se shqiptarët e Kosovës “janë përballur për kohë të gjatë me persekutim nga regjimi i Beogradit. Në Donbas “nuk ka pasur shkelje të tilla, prandaj nuk ka bazë humanitare për pretendimet për shtetësi”, thotë ai.

Putini – edhe pse e përdor Kosovën si justifikim për njohjen e Donbasit – shtetësinë e vetë Kosovës nuk e njeh.

Rusia, si një nga mbështetëset më të mëdha të Serbisë në arenën ndërkombëtare, e pengon madje anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Kosova dhe Rusia, megjithatë, kanë marrëdhënie formale. Zyra Ndërlidhëse ruse në Prishtinë është hapur qysh në vitin 2005, edhe pse veprimtaria e saj në publik është e shfaqur fare pak.

“Kosova nuk është as Krime”

Biseda e Putinit me shefin e OKB-së nuk ka qenë hera e parë, që presidenti rus e ka përdorur Kosovën si krahasim për vendimet e tij.

Njëjtë ka vepruar edhe kur ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë, në mars të vitit 2014.

Atëbotë, Putin ka thënë se vetë banorët e Krimesë kanë dëshiruar t’i bashkohen Rusisë.

“Ata [në Krime] kanë vepruar në mënyrën e njëjtë sikurse njerëzit që jetojnë në Kosovë – ata kanë marrë vendim për pavarësinë dhe më pas kanë ardhur te ne me kërkesë për t’iu bashkuar Federatës Ruse”, ka thënë Putini.

Referendumi i mbajtur në Krime në vitin 2014 është konsideruar si i kurdisur dhe i paligjshëm nga Komuniteti ndërkombëtar.

Sipas profesorit Caplan, popullsia e Krimesë nuk ka qenë në rrezik para se të aneksohej nga Rusia.

“Nuk kanë qenë të kërcënuar nga Ukraina”, thotë ai.

Hartwig është i së njëjtës linjë.

“Ekzistojnë dallime të mëdha sa i përket trajtimit të popullsisë. Kosovarët kanë qenë nën presion të madh nga Qeveria serbe. Në Krime nuk ka pasur situata të tilla”, thotë Hartwig, hulumtues i lartë në Institutin Max Planck në Gjermani.

A dëmtohet Kosova nga insistimi i Putinit?

Asnjëri prej profesorëve nuk beson se Putini mund ta dëmtojë imazhin e Kosovës me krahasimet që bën – qoftë të Donbasit me Kosovën apo të Krimesë me Kosovën.

“Nuk mendoj se do të ketë implikime për Kosovën, sepse kanë kaluar vite qëkur Kosova ka shpallur pavarësinë. Shtetet tani i kanë qëndrimet e veta për Kosovën”, thotë Caplan.

E ardhmja e Donbasit?

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka hyrë në muajin e tretë. Pasi ka hasur në rezistencë të madhe nga ukrainasit, ushtria ruse është tërhequr nga kryeqyteti i Kievit dhe zonat përreth, për ta përqendruar ofensivën në Donbas.

Përleshje midis separatistëve pro-rusë dhe ushtrisë së Ukrainës në këtë rajon ka pasur vazhdimisht qysh në vitin 2014. Që nga ajo kohë, mbi 14,000 njerëz janë vrarë atje, ndërsa qindra mijëra të tjerë janë zhvendosur.

Ushtria ruse ka thënë se ka për qëllim “t’i çlirojë” rajonet lindore të Ukrainës.

Profesori Caplan thotë se Ukraina mund të përballet me konflikt të ngrirë në lindje.

“Hezitoj të parashikoj të ardhmen, mirëpo shqetësohem se do të ketë një konflikt të ngrirë, ashtu siç i kemi disa në rajon, në Abkhazi dhe në Oseti Jugore, në Transdniestër dhe copëza të tjera në Evropën Qendrore. Shqetësohem se mund të ketë vazhdim të konfliktit në këto rajone dhe mund të jetë e vështirë për Ukrainën ta rikthejë sovranitetin në këto rajone”, thotë Caplan.

Profesori Hartwig thotë se në rast të ndonjë kompromisi të mundshëm midis palëve, zgjidhja mund t’i ngjajë një skenari të atillë që rajoni lindor të ketë një status autonomie për 15 vjet dhe më pas të organizohet referendum.

“Në aspektin ligjor, [rajoni lindor] do të mbetet pjesë e Ukrainës dhe Ukraina është e thirrur për të mbrojtur integritetin e territorit të saj. Nuk ka dyshim këtu. Në aspektin politik, Rusia do të tentojë t’i pushtojë këto territore dhe të ndjekë rregullin e Krimesë, të organizojë referendum për t’iu bashkuar Rusisë”, thotë Hartwig.

Kievi dhe Moska kanë filluar bisedimet për paqe katër ditë pasi Rusia ka nisur pushtimin e fqinjit të saj jugor. Palët kanë pasur disa takime të drejtpërdrejta dhe disa me video-lidhje, por, deri më tash, pa asnjë sukses.

Nga lufta në Ukrainë besohet të jenë vrarë mijëra njerëz, ndërsa më shumë se 5 milionë janë konfirmuar si të zhvendosur jashtë kufijve të Ukrainës./REL

Post Views: 65
Previous Post

Një propozim i Putinit që duhet të shqyrtohet

Next Post

Olaf Scholz do të presë Kurtin dhe Vuçiqin, javën e ardhshme

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Olaf Scholz do të presë Kurtin dhe Vuçiqin, javën e ardhshme

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.