• Latest
  • Trending
  • All

“Kultivimi” i dhunës

13/09/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kultivimi” i dhunës

13/09/2017
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Dr. Mirela Oktrova

“Njerëzit janë ajo çfarë shohin“, – shprehet filozofi italian, Stefano Zecchi, duke iu referuar ndikimit të mediave në modelimin e sjelljeve shoqërore. Ndikimi është pozitiv sa kohë nxit zgjerimin e kufijve të lirisë dhe negativ, nëse përmes qarkullimit realitet – media – realitet, zgjeron sferën e veprimit të dukurive alarmante, ku pa dyshim bën pjesë edhe dhuna. Në Perëndim shqetësimi shoqëror për këtë i ka paraprirë hershëm epokës së masmediave. Që në Greqinë Antike vihej në dyshim efekti i përrallave të dhunshme në edukim, ndaj bëhej kujdes, që fëmijëve t’u rrëfeheshin vetëm përralla “të mira”. Sot në shoqëritë perëndimore diskutimi rreth ndikimit shoqëror të dhunës në media hapet sa herë që shoqëria përballet me akte dhune të bujshme ose të ngjashme me skenat e ndeshura në media. Po shoqëria shqiptare bën dallim prej të tjerave edhe në këtë këndvështrim: as statistikat dhe as makabriteti  i dhunës së gjithëgjendur nuk ka prodhuar ende asnjë diskutim për hapësirën dhe format e pasqyrimit të dhunës në media apo për ndikimin e medias në patologjinë e dhunës. Statistikat alarmojnë po aq sa rutina e përballjes me to.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në studimet e fundit për ndikimin e medias tek audiencat, po fiton gjithnjë e më shumë terren teoria, sipas të cilës mediat krijojnë te publiku opinione, koncepte dhe sjellje të reja pavarësisht premisave ekzistuese kundrejt pikëpamjes, se ky ndikim është i mundur vetëm nëse perceptuesi ka prirje, që e bëjnë atë të ndikueshëm. Në verifikim të kësaj teorie psikologë dhe specialistë të medias në gjithë botën kanë matur me eksperimente ndikimin që dhuna e pranishme në media ushtron në sjelljen e personave me mosha dhe intensitete të ndryshme konsumi në periudhë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë.

Për të hetuar ndikimin afatshkurtër shkencëtarët vunë dy grupe fëmijësh – ndarë sipas parimit të rastësisë – të shohin nga një film: njëri grup të dhunshëm dhe tjetri pa dhunë. Në lojën e hokejit, që pasoi shfaqjen e filmit, psikologët mundën të vëzhgojnë, që fëmijët e sapodalë nga filmi i dhunshëm silleshin më agresivë se të tjerët.

Ndikimi afatmesëm është matur nga një grup psikologësh kanadezë në një qytet, i cili për shkak të pozitës gjeografike ra në kontakt me televizionin për herë të parë në vitin 1973, mgjs gjithçka tjetër funksiononte si jo më mirë. Nga ky çast, shkencëtarët nisën të vëzhgonin sjelljen e fëmijëve dhe të rinjve në një segment kohor prej dy vjetësh. Pas dy vjetësh të targetuarit dyfishuan agresivitetin verbal dhe trefishuan agresivitetin fizik.

Një grup psikologësh të Universitetit të Kolumbias në SHBA, të cilët matën ndikimin afatgjatë të medias në sjelljen e njeriut, duke vëzhguar 700 persona nga adoleshenca deri në moshën e pjekurisë, arritën në rezultatin, se sa më shumë televizor konsumonin në fëmijëri, aq më agresivë dhe të prirur për dhunë bëheshin individët në pjekuri. Fëmijët e vëzhguar me mbi tri orë konsum TV në ditë rezultuan pesë herë më të implikuar në akte dhune në pjekuri se sa grupi i fëmijëve me më pak se një orë konsum TV në ditë. Në një tjetër studim afatgjatë, ku vëzhguan për një periudhë 22-vjeçare 875 fëmijë nga mosha 8-vjeçare, rezultoi, se fëmijët, që kishin parë shumë TV dhe skena dhune u karakterizuan nga mësuesit si të paedukuar dhe agresivë, ranë që 19 vjeç në konflikt me ligjin dhe deri në moshën 30 vjeç u dënuan të paktën një herë për shkeljen e tij.

Arsyet e një ndikimi të tillë kanë të bëjnë si me sasinë ashtu edhe me mënyrën e ofrimit të dhunës në median audiovizive. Kështu sipas statistikave amerikane, një nxënës amerikan pas mbarimit të Highschool (pra pas 12 vjetëve shkollë) ka kaluar mesatarisht rreth 13 000 orë të jetës së tij në shkollë dhe 25 000 orë para televizorit. Në këtë kohë ai/ajo llogaritet të ketë parë 32 000 vrasje, 40 000 tentativa për vrasje dhe rreth 200 000 akte të dhunshme. Në mbi 73% të këtyre rasteve krimineli ia dalë t’i shpëtojë dënimit, në më shumë se 58% të rasteve dhuna nuk është perceptuar si e dhimbshme, ndërkohë që vetëm 4% të konflikteve apo situatave problematike kanë gjetur zgjidhje të padhunshme. Në një abstragim të thjeshtë mund të supozohet, se nisur nga këto statistika truri i fëmijës mendon, se: dhuna është e domosdoshme për zgjidhjen e konflikteve, pasi alternativat e tjera mungojnë ose s’kanë sukses, se dhuna nuk shkakton patjetër dhimbje dhe se autori i saj në pjesën dërrmuese të rasteve shpëton pa u ndëshkuar.

Statistikat tronditëse të sasisë rëndohen edhe nga mënyra e ofrimit dhe vlerësimit të dhunës së pranishme në formatet televizive. Studime bashkëkohore vënë në dukje se: dhuna në TV paraqitet si pjesë e natyrshme e botës mashkullore, ku djemtë gjejnë modele të gatshme të zgjidhjes së situatave konfliktuale; dhuna paraqitet si pjesë thuajse e natyrshme e jetës familjare dhe bashkëshortore, çka prodhon mundësinë që fëmijët/të rinjtë ta projektojnë këtë në jetën e tyre të përditshme; dhuna kritikohet rrallë drejtpërdrejt, pasi gjykimi u lihet teleshikuesve, çka prodhon konfuzion te të miturit që konsumojnë TV pa praninë e të rriturve, pa orientim vlerash dhe model të edukuar gjykimi; problematike rezulton edhe përzierja e faktit me fiksionin në paraqitjen e skenave të dhunshme, çka prodhon vështirësi orientimi, nxit kuriozitetin e verifikimit, ndërkohë që emocializimi ndikon në çorientimin e sistemit të vlerësimit.

Për të gjitha arsyet e sipërpërmendura, psikologët dhe studiuesit e medias në mbarë botën u tërheqin vëmendjen prindërve për nevojën e kontrollit dhe kufizimit të konsumit të televizionit nga të miturit si edhe domosdoshmërinë e mënjanimit të përdorimit të tij si zëvendësues i prindit apo edukatorit. Në anën tjetër, ata tërheqin vëmendjen e autoriteteve rregullatorë për nevojën e verifikimit të ofertës mediatike sipas fashave orare, sinjalistikës dhe eventualisht kodimit për grupmoshat e rrezikuara.

Kur krahason shoqërinë tonë, me treguesit e saj të njohur të dhunës, me shoqëritë perëndimore, të cilave iu referuam më lart, është normale të pyesim veten, ç’statistika do të mund të vilnim ne dhe në ç’përfundime do të arrinin eksperimentet analoge në vendin tonë. Ne kemi nevojë urgjente të evidentojmë faktet dhe të masim reagimin e shoqërisë sonë ndaj tyre, të hetojmë ekuilibrat dhe të gjejmë kompromiset e nevojshme. Se në kushtet specifike të tregut tonë mediatik, problemin nuk e zgjidh dot vetëm ligji. Ai kërkon sensibilizim të opinionit publik dhe angazhim të organeve monitoruese, po para së gjithash një diskutim të gjerë jo vetëm në tryezat e medias, por në rang mbarëshoqëror, ku ndërgjegjësimit për dhunën evidente, hetimit të shkaqeve që e stimulojnë dhe përpjekjeve për parandalimin e saj, t’i bashkangjitet dhe diskutimi për rolin e mediave në edukim dhe misionin e tyre në profilaksinë e dhunës. Ndryshe “kultivimi” do vazhdojë!

Nëse “njeriu është ajo që sheh”, sirenave të alarmit ka kohë që u ka shkuar koha të bien!

Ndryshe “vrasësit” do të vazhdojnë të jenë jo vetëm protagonistët e popullaritetit të mediave tona, por edhe model rrugëdaljeje për të gjithë rrugëhumburit e streseve personale e shoqërore.

E pajtojmë dot këtë me ndërgjegjen tonë?

Previous Post

Presidenti Meta dekreton qeverinë e re ‘Rama II’

Next Post

LETER MESUESIT

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

LETER MESUESIT

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.