Një 21-vjeçar është mbytur në lumin Drin i Zi. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Ujmisht, ku i riu me iniciale R.S ka qenë duke u larë dhe është rrëmbyer nga rrjedha e lujmit.
21-vjeçari ishte nga Kolosjani dhe ndodhej në Ujmisht tek të afërmit. Dyshohet se mbytja ka qenë aksidentale, njofton oranews. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë policia dhe polumbarët të cilët po punojnë për shkaqet e ngjarjes dhe për nxjerrjen e trupit të të riut.
















