• Latest
  • Trending
  • All

Kujtesë për takimet me Mbretëreshën Elizabeta II

21/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Kujtesë për takimet me Mbretëreshën Elizabeta II

21/04/2016
in Lajme

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Muhamet Hamiti
Naltmadhnia e Saj Mbretëresha Elizabeta II mbush sot 90 vjet. Në historinë britanike është monarku që ka qëndruar më së gjati në fron. Më mirë mbase të thuhet monarkja, sepse edhe një monarke tjetër, Mbretëresha Viktoria, që i priu shtrirjes së madhe të Perandorisë Britanike në botë, ka qëndruar në fron poashtu mbi gjashtëdhjetë vjet.
E kam takuar Mbretëreshën disa herë në pritje protokolare gjatë kohës sa kam shërbyer në Londër, fillimisht si I Ngarkuar me Punë e pastaj Ambasador i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, në vitet 2008-2012. Kam qenë atje edhe me rastin e Jubileut të Diamantit (Diamond Jubilee), që shënonte 60 vjet të qenies së Mbretëreshës në fron, sikur edhe në festimet e përvitshme të ditëlindjes së saj që bëhet zyrtarisht kah fund i qershorit (Trooping the Colours, quhet ceremonia, në të cilën merr pjesë vetë Ajo), për arsye të motit më të mirë. Biseda për motin është mëlmesë e muhabetit tek anglezët!
Ndonëse isha takuar me Mbretëreshën edhe më herët, pritjen zyrtare në pallatin mbretëror Buckingham Palace e kam pasur më 8 dhjetor 2009, me rastin e dorëzimit të Letrave Kredenciale si ambasador. Kam pasur një audiencë vetëm për vetëm me Naltmadhninë e Saj, siç është zakoni, pastaj në vazhdim edhe me një pjesëtar të stafit tonë diplomatik që më shoqëronte (asokohe e kishim vetëm një!), ndërsa në përmbyllje takim ku më shoqëronte zonja ime, Vjosa Hamiti. Fotografi ka vetëm nga takimi i Ambasadorit me Mbretëreshën. Për ta kujtuar takimin zyrtar, po e jap këtu kumtesën që ka lëshuar Ministria e Jashtme e Kosovës atë ditë; poashtu edhe foton zyrtare të Pallatit Mbretëror nga ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale:

Ambasadori Hamiti dorëzoi Letrat Kredenciale te Mbretëresha Elizabeta II

Londër, 8 dhjetor 2009 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Shkëlqesia e Tij Muhamet Hamiti, ka dorëzuar sot (e martë, 8 dhjetor 2009) në mesditë Letrat Kredenciale tek Lartmadhëria e Saj Mbretëresha Elizabeta e Dytë. Ceremonia e dorëzimit të Letrave u zhvillua në Pallatin Mbretëror Buckingham Palace në Londër.
Ambasadori Hamiti i përcolli Mbretëreshës Elizabeta II përshëndetjet e Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiut, mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen që vendi i Saj i ka dhënë Kosovës në kthesat historike e vendimtare për fatet e popullit dhe të shtetit të Kosovës në kapërcyell të shekujve XX-XXI, në luftë dhe në paqe.
Duke folur më tej për lidhjet miqësore dhe marrëdhënient shtetërore, Ambasadori Hamiti e siguroi Mbretëreshën Elizabeta II për dëshirën dhe vullnetin e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës që këto marrëdhënie të fuqizohen edhe më tej në të mirë të të dyja vendeve.
Lartmadhëria e Saj Elizabeta II shfaqi kënaqësinë për pritjen dhe akreditimin e Ambasadorit të parë të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për lidhjet miqësore e marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të dy vendeve tona. Mbretëresha përkujtoi se një anëtare e familjes mbretërore, e bija e saj, Princesha Anna, e ka vizituar Kosovën.
Kosova po hyn në raporte marrjeje e dhënieje me botën, po hyn në procese integruese e zhvillim ekonomik, që duhet ta fuqizojë shtatin e Kosovës në bashkësinë e kombeve të lira, tha Ambasadori Hamiti, duke shtuar se çmon shumë përkrahjen deritanishme të Mbretërisë së Bashkuar dhe pret vazhdimin e saj.
Nga ana e saj, Mbretëresha Elizabeta II shprehu kënaqësinë për përparimet që ka bërë Kosova në këtë kohë të shkurtër të ekzistencës si shtet i pavarur, duke uruar për prosperitetin e popullit të Kosovës në epokën e tij të re.
Biseda ka qenë më e gjatë, nja 15-20 minuta, e tëra e zhvilluar në këmbë, simbas protokolit. Më kujtohet se Mbretëresha e ka çuar muhabetin edhe te historia e paraluftës dhe e pavarësimit të Kosovës dhe rolit të Presidentit Ibrahim Rugova, themeltarit të shtetit tonë. Poashtu në bisedë me zonjën time, për punën e saj dhe për fëmijët tanë.
Mbretëresha Elizabeta II flet pak, por dëgjon shumë. Është e natyrshme që flet pak, sepse ndryshe do të ishte e pamundshme të takonte aq shumë njerëz në punën e saj në shërbim të vendit të vet.
Një libër i këtyre ditëve, që më ra në dorë kur qeshë në Londër në fillim të prillit për një ligjëratë në një Akademi Diplomatike në Londër, titullohet: “The Servant Queen and the King she serves” (shqip: “Mbretëresha Shërbestare dhe Mbreti të cilit i shërben”; Mbretit që i shërben është referencë për Zotin). Në parathënien e librit, nënshkruar thjesht me ELIZABETH R. (R është për Regina, që domethanë ‘mbretëreshë’), Nalthmadhnia shkruan:
“Teksa po shkel në vitin tim të 91-të, ju ftoj të përsiatim bashkë për fjalët e një poezie që ka cituar babai im, Mbreti Xhorxhi i Gjashtë (George VI), në mesazhin e Ditës së Krishtlindjes të trasmetuar më 1939, në vitin kur vendi i tij hyri në luftë të për dytën herë brenda një çerek shekulli.
I said to the man who stood at the Gate of the Year
“Give me a light that I may tread safely into the unknown.”
And he replied, “Go out into the darkness, and put your hand into the hand of God.
That shall be to you better than light, and safer than a known way.”
Në përkthim shqip:
I thashë njeriut që qëndronte te Porta e Vitit
“Më jep një dritë që të mund të shkel sigurt në të panjohurën.”
Dhe ai m’u përgjigj, “Dil në errësirë, dhe fute dorën tënde në dorën e Zotit.
Kjo do të jetë për ty më mirë se drita, dhe më sigurt sesa të shkosh një shtegu të njohur.”
Ndonëse nuk e përmend, sepse është e njohur për publikun që i drejtohet Mbertëresha Elizabeta II, poezia është e Minnie Louise Haskin-sit, një poeteshë dhe profesoreshë universiteti.
I biri i Mbretëreshës, Princi Trashëgimtar Çarls (Prince Charles), me të cilin jam takuar disa herë në Britani, ishte për vizitë në vendin tonë muajin e kaluar. Herën e parë, në shtator të vitit 1999, në Kosovën e posaçliruar kishte vizituar trupat paqeruajtëse britanike në kuadër të KFOR-it, ndërsa kësaj herë u takua me udhëheqës të vendit tonë dhe pjesëtarë të tjerë të shoqërisë. Vizita e Princit Trashëgimtar, që shoqërohej nga zonja e tij Kamilla, Dukesha e Kornuollit, është me rëndësi për Kosovën.
E kam privilegj të madh të jetës që, teksa i kam shërbyer Kosovës si ambasador në Londër, kam pasur nderin të takohem me Mbetëreshën Elizabeta II. Poashtu nder i madh të takohem me Princin Filip, Dukën e Edinburgut, të shoqin e saj, me Princin Trashëgimtar, por edhe me anëtarë të tjerë të Familjes Mbretërore. Naltmadhninë e Saj, Mbretëreshën, e urojmë prej Prishtine: E gëzofshi ditëlindjen edhe për shumë vjet!
Tags: edi rama
Previous Post

Përgjimi/Si i kërkoi Shullazi kreut të Hipotekës të regjistronte “Vollgën”

Next Post

Zbulohet tuneli më i madh i drogës-dy ton kokainë brenda

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Zbulohet tuneli më i madh i drogës-dy ton kokainë brenda

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.