Sipas mediave serbe, në kalimet kufitare, hyrja e ngarkesave me mish të gjallë apo të ngrirë edhe ashtu është e pamundur, nëse nuk përcillet me një dokument që lëshon inspeksioni veterinar kufitar.
“Në rast së tentohet kontrabanda, dhe kjo ngarkesë pa dokumente kalon përmes kalimeve alternative, kontrabandistët potencial do të përballen me ekipet mobile të shkatërrimit të kontrabandës”, thuhet në njoftim.
Ekziston rreziku që ky mish të përfundojë në tregun e Kosovës, marrë parasysh kontrabandën e zhvilluar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, por edhe rrugët tjera alternative nga veriu i Kosovës, rrugë këto që nuk kontrollohen sa duhen.






















