Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e një kufome të skeletizuar të gjendur më datë 12.09.2016, në Kodër Selit, i cili është i seksit mashkull, mosha rreth 20 vjeç dhe gjatësi mbi 160 cm.
Së bashku me skeletin janë gjendur: Një palë atlete “Adidas”, një palë tuta, ngjyrë blu, një palë të brendshme me ngjyrë gri, me mbishkrimin “MEN sport”.
“I lutemi qytetarëve, se për ç’do informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e këtij skeleti, ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit pa pagesë 112 ose në numrin e telefonit 0694110202 dhe 0694108352”, thuhet në njoftimin e policisë.























