“Ku shkojnë kosovarët, pse në Kosovë nuk rrinë”.
Kjo ishte një nga frazat më të kënduara të hitit të Ilir Shaqirit, të titulluar “Do të kthehem në Prishtinë”.
Por nëse ajo këngë është kënduar shumë kohë më parë, kosovarët po vazhdojnë të ikin masivisht.
Si për koincidencë, Reuters Pictures, që feston 30- vjetorin, ka publikuar një seri fotosh që kanë fituar çmime gjatë kësaj periudhe.
Në krye është fotoja e një kosovareje, që i jep gji fëmijës, ndërsa hyjnë në pikën e Bllacës në Maqedoni.
Ajo, së bashku me 2 mijë refugjatë, po largoheshin nga lufta në Kosovë.
















