Mbretëria e Bashkuar ka kthyer së fundmi në Shqipëri 23 shtetas shqiptarë të dënuar për krime të ndryshme dhe dhe shkelje të të rregullave të emigracionit.
Sipas mediave të huaja bëhet me dije se disa prej shqiptarëve të dëbuar janë:
Njëri i cili u ndalua në qershor 2022 pasi në kamionin që ai drejtonte kishte fshehur drogë. Kur u arrestua ai deklaroi se kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni në vitin 2021. Kur ai u arrestua pranoi të kthehej vullnetarisht në Shqipëri.
Një tjetër ka deklaruar se ka shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021 i me jaht. Ai u arrestua pasi po drejtonte automjetin kundravajtje. Ai u ndalua për t’u larguar në Shqipëri dhe pranoi të kthehej vullnetarisht.
Një shqiptar tjetër i cili është dëbuar ka qenë i dënuar me pesë vjet e gjysmë burg pêr furnizim me drogë të klasit A.
Një person i dënuar me tre vjet e katër muaj burgim për prodhim droge të klasit B.
Në total shqiptarët e dëbuar janë dënuar me më shumë se 55 vjet burg dhe janë dënuar për prodhimin dhe furnizimin e drogave të kontrolluara, shkelje të urdhrit të dëbimit, hyrjen e paligjshme dhe shkatërrimin e pronës.
Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha:
Këta kriminelë janë përgjegjës për veprat e tmerrshme të drogës, të cilat shkatërrojnë jetë, familje dhe komunitete. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona, duke i lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve të tyre.



















