“Ne kemi kërkuar që të vijmë në Hoçë të Madhe, jo vetëm për shkak se serbë nga këtu u zhvendosën në Vojvodinë, por edhe sepse shohim se ka shumë fëmijë dhe kemi mbledhur ndihma për ta”, tha ai.
Numri një i Novi Sadit njëherit ka falënderuar të gjithë serbët që jetojnë në këtë fshat duke shtuar se janë ata që po e mbrojnë Serbinë dhe popullin serb.






















