“Edhe pse ata janë betuar se do të kujdesen për pasurinë e përbashkët dhe do të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve të tyre, Lista Serbe, me qasjen e vet negative po bën gjithçka për të destabilizuar situatën. Një sjellje e tillë e zyrtarëve të Listës Serbe është e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet”, shkruan në letrën e tij përfaqësuesi i malazezëve në Kosovë.
Kjo, sipas tij, është një vazhdimësi e politikave të tyre , siç i quan ai, ‘cirkuzanteske’.
“Lista Serbe po bojkoton institucionet, megjithatë, nuk po i bojkotojnë pagat dhe benefitet tjera nga institucionet e Republikës së Kosovës – fakt që portretizon karakterin e tyre amatoresk”, ka shkruar më tej Vujiçiq.
Sipas tij, përpjekjet e tyre për t’i ikur realitetit është dëshmi e dobësisë dhe paaftësisë së tyre për të qenë përfaqësues të subjekteve të cilave ata i përkasin.
“Prandaj, ne i bëjmë thirrje serbëve të Kosovës që të shikojmë në faktet dhe jo deklaratat e pabaza, të cilat u shkaktojnë dëm pikërisht serbëve nga Kosova. Kjo është arsyeja pse ne duam të besojmë se serbët e Kosovës do të njohin realitetin dhe se së bashku me të gjitha bashkësitë tjera etnike të ruajnë paqen e fituar dhe do të punojnë për të ndërtuar një Kosovë më të mirë dhe të begatë”, thuhet në letrën e Vujiçiq.






















