“Komunat tona nuk do të lejojnë kurrë zbatimin e një ligji të tillë të shfrenuar me të cilin në thelb zvogëlohen përgjegjësitë e autoriteteve lokale në dëm të qytetarëve”, thuhet në qëndrimet e katër kryetarëve të komunave veriore, të banuara nga popullata shumicë serbe.
Me miratimin e këtij ligji, sipas tyre, thellohet tutje kriza e nisur edhe me miratimin e Ligjit për Trepçën, të cilin përfaqësuesit serb, kryesisht ata të Listës Serbe që mbështetet nga Beogradi, nuk e mbështesin.
Reagimi i kryetarëve të komunave nga pjesa veriore pasoi vendimin e Kuvendit të Kosovës, i cili me 57 vota për, 14 kundër dhe 11 abstenime, aprovoi Ligjin për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës.






















