Në këtë mbledhje është diskutuar për mbarëvajtjen e tryezës së nesërme për demarkacionin, e cila pritet të fillojë rreth orës 10:00.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha pas mbledhjes se kryesisë se debati i nesërm do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të ofrojë transparencë të plotë për të ndihmuar deputetët që të kenë informacione të mjaftueshme profesionale dhe shkencore për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit te Zi.
Nga ana tjetër, Shpejtim Bulliqi, deputet i LDK-së dhe një nga iniciuesit e këtij debati, i pranishëm në këtë mbledhje tha se në takimin e mbledhjes së kryesisë, u diskutua për mbarëvajtjen e debatit.
Ai tha se në debat to të kenë kohë të barabartë diskutimi edhe dy komisionet, ai Shtetëror dhe ai i Profesionistëve, raporton lajmi.net.
Sipas Bulliqit, para diskutimeve, të pranishmëve do t’u drejtohet Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, pastaj kryekuvendari Kadri Veseli, Kryeministri Isa Mustafa dhe ambasadori amerikan Delaëie.
Në këtë debat ku do të jenë rreth 100 të pranishëm, do të ketë diskutime dhe pyetje e përgjigje nga të pranishmit.
Në fund do të nxirret një konkluzion nga dy komisionet, ai shtetëror dhe ai i profesionistëve, raporton lajmi.net.
Komisioni Shtetëror do të përbëhet nga anëtarët e tij që morën pjesë në vendosjen e demarkacionit kurse atë profesionistë do ta përbëjnë Blerim Isufi, Zejnulla Gruda, Bashkim Idrizi, Hakif Bajrami, Enver Hasani etj.






















