Lajmi.net merr vesh që nesër pas mbledhjes së komisionit në fjalë, pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe ta procedojë për mbledhjen e seancës së Kuvendit.
“Së pari duhet të mblidhet komisioni funksional për shqyrtimin e projektligjit për marrëveshje ndërkombëtare, ta shqyrtojë, miratojë dhe procedojë për Kryesi. Pastaj Kryesia mblidhet dhe e cakton datën e seancës e cila duhet të jetë katër ditë nga Kryesia”, thonë një burim i lajmi.net brenda Kuvendit.






















