“Pas një hetimi gjithëpërfshirës dhe të plotë në kemi ftuar prindërit e tij për t’i njoftuar se raporti i autopsisë thotë se vdekja e Astrit Deharit ka ardhur si pasojnë e asfiksisë mekanike”, ka thënë Hoxha.
“Rezultatet toksikologjike për barna dhe droga rezultojnë negative. Nga qendra paraburgimit është vërtetuar se xhirimi është autentik”
Sipas tij deri më tani janë marrë në pyetje 17 persona.
Astrit Dehari ka vdekur në rrethana të paqarta më 5 nëntor derisa ishte në paraburgim në burgun e Prizrenit.
Ai dyshohej për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur më 4 gusht.
“Nga dëshmitë e siguruara deri më tani nuk ka dyshim të mundshëm për përleshje fizike edhe nga kamerat janë evidentuar të gjitha lëvizjet e të gjithë paraburgosurve dhe lëvizjet e oficerëve dhe në asnjë rrethanë nga ora 14 deri në 15 nuk ka pasur asnjë lëvizje nga faktori jashtëm ku ka qenë i ndjeri. Është vërtetuar se dhoma ku ka qenë i vendosur Dehari gjendet në katin e dytë në lartësi nga toka dhe dritarja e kësaj dhome është e siguruar. Në pjesën e jashtme gjendet edhe pika e vrojtimit. Të burgosurit kanë qenë në shëtitje nuk ka pas ndërhyrje nga dikush, nuk është gjendur asnjë provë që ka ndërhyrje nga faktorë të jashtëm dhe nuk ka asnjë person të dyshuar. Pra të gjitha provat dhe ekzaminimet e kryera gjatë procesit hetimor dëshmojnë se ky rast ishte vetëvrasje”, tha Sylë Hoxha.






















