“Përgjegjësia e secilit prokuror është individuale, kështu që ne nuk mund ta fajësojmë tërë prokurorinë sepse një prokuror është dënuar. Ajo e ka marrë dënimin e merituar, është larguar nga puna dhe të tjerët vazhdojnë të punojnë,” tha Syla duke folur për dënimin e ish-prokurores Vahide Badivuku.
Më 5 prill të vitit 2016 prokurorja e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Vahide Badivuku u dënua me 3 vjet burg efektiv, 5 mijë euro gjobë dhe ndalim i ushtrim i ushtrimit të profesionit për të për tri vjet.
Badivuku akuzohej se kishte marrë mitë për të përfituar materialisht.






















