Njoftim për konferencë për media
Ju njoftojmë se nesër, 3 gusht 2016, duke filluar në orën 10:00, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të mbajë konferencë për media, ku do të deklarohet lidhur me audio-inçizimin e përgjimeve telefonike, të publikuar tek portali “Insajderi”.
Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, (Rruga: “Luan Haradinaj”), kati i III-të, në Prishtinë.
Ftohen përfaqësuesit e mjeteve të informimit publik që ta përcjellin këtë konferencë! /express






















