• Latest
  • Trending
  • All

Kryepeshkopi i shqiptarëve në Argjentinë: Anastasi? Prifti duhet të jetë patriot

28/07/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 28 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Kryepeshkopi i shqiptarëve në Argjentinë: Anastasi? Prifti duhet të jetë patriot

28/07/2016
in Histori, Lajme

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Rrënjët e tij zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut. Njëri nga prindërit mbante mbiemrin Muzaka, ndërsa tjetri mbante atë Greco. Shumë shekuj më parë, familja e tij pat lënë Arbërinë e shkrumbuar nga luftërat dhe qe vendosur në Kozencë. Arzobispo (Kryepeshkopi) Aleksandër, ndërsa flet për “GAZETA SHQIPTARE” mundet ta kuptojë shqipen që ne flasim, por vetë, të përgjigjet me një gjuhë ku ngërthehet spanjishtja me italishten. Është hera e parë që vjen në Shqipëri dhe këmbët i kanë ndaluar në Galerinë Kombëtare të Arteve, ku edhe e takojmë. Një shqiponjë dykrenare i stolis ballin, ndërsa na e prezantojnë si pasardhësi i Imzot Fan Nolit. Pas përshëndetjeve të rastit, marrim shkallët për në katin e dytë, ku biseda zhvillohet mes veprave të linjës së GKA, e në fund ai nuk ngurron të tregojë se është dashamirës i pikturës (dikur ka pikturuar edhe vetë), për ç’arsye ka ardhur edhe në galeri. “Ardhja në Shqipëri është kthim në atdheun e gjakut tim, është një takim me vëllezërit e mi, është përmbushja e një ëndrre që kam prej shumë kohësh. Jam shumë i mallëngjyer…”, thotë Hirësia e tij Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, e thënë ndryshe pasuese e kishës së Nolit, por në pjesën jugore të kontinentit. 
Kjo kishë ka komunitetet e veta në Argjentinë, Brazil, Kili, Uruguai. “Dy janë qëllimet e punës sonë: të shërbejmë që shumë njerëz të ritakojnë besimin tek Zoti dhe t’i takojmë shqiptarët me vlerat kulturore të kombit tonë përmes simboleve dhe historisë. Madje, synojmë që të gjitha këto t’i bëjmë në shqip”, thotë Kryepeshkopi me seli në Buenos Aires të Argjentinës. 
Ai tregon se në këtë shtet dhe në gjithë Amerikën e Jugut ka shumë shqiptarë, shumë arbëreshë që kanë ikur nga Italia Jugore dhe janë vendosur atje. “Ne jemi me mijëra, por shumica është e asimiluar në vendin ku ka jetuar dhe e kanë harruar pothuajse lavdinë e origjinës shqiptare. Po luftoj për t’i ribashkuar, për t’iu kujtuar origjinën. Në Amerikën e Jugut, për fat të keq, nuk flitet gjuha shqipe, ata që e dinin nuk e kanë trashëguar e të tjerët nuk e kanë mësuar”, – tregon ai. Në qershor mbajti një meshë për Nolin, ndërsa sot vjen në një rrëfim për “GAZETA SHQIPTARE”. 
Hirësia juaj, cila është kisha që ju drejtoni? 
Kisha ime është vazhdimësia e veprës së kryepeshkopit Fan Noli. Ai themeloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kishën Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Kjo kishë në Boston është një dioqezë e rëndësishme e Kishës Ortodokse në Amerikë. Kisha jonë është një formacion latino-amerikan i punës së Fan Nolit. Unë jam kryepeshkopi i saj. 
Si është të jesh vijues i punës së Nolit?
Për mua është nder i madh, përgjegjësi dhe punë që duhet bërë me kujdes. Për ne si kishë është e rëndësishme që populli ynë të rizbulojë identitetin e tij, ortodoks, kristian por edhe identitetin e tij shqiptar, e kjo është thelbësore. Sepse Ky është vendi ynë, Shqipëria është origjina e të gjithëve ne. Unë vij nga një familje me origjinë arbëreshe e jugut të Italisë. Paçka atyre shumë shekujve që kanë kaluar nga koha që familja ime la Shqipërinë, gjithmonë e kemi ruajtur edhe të folurën. Arbëreshët që jetojnë në Amerikën e Jugut e kanë humbur jo pak të folurën shqipe, gjuhën pra, e megjithatë po përpiqem ta rikthej vëmendjen tek ajo. Gjithnjë e kemi pasur në ndërgjegjen tonë, tokën e origjinës. Kjo koshiencë nuk ka humbur as përgjatë shekujve. Kjo është e rëndësishme për t’ia transmetuar edhe të rinjve tanë. Gjithnjë kam thënë se porta jonë është e hapur për të gjithë ata që kanë gjak shqiptar. 
Cili ka qenë ndikimi i Fan Nolit tek ju? 
Figura e tij është një figurë e mrekullueshme. Duhet t’ju kujtoj që ai ka përkthyer në shqip liturgjinë, por edhe Shekspirin, dhe Servantesin. Ka qenë njeri i jashtëzakonshëm, figura si ai nuk vijnë shpesh në historinë e një populli. Noli ka qenë një njeri i dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët, ai ia kushtoi gjithë jetën vendit të tij të origjinës. Figura e tij më ka ndihmuar shumë në punën dhe në misionin tim. Ai, me atë që ka bërë, na tregon ne të gjithëve, e mua si kryepeshkop një rrugë: që njëri vesh duhet mbajtur për të dëgjuar Zotin e tjetri vesh për të dëgjuar popullin. Kjo duhet pasur parasysh, sepse është një mësim i madh për ne: dashuria për atdheun. 
A ka shumë shqiptarë që vijnë në kishën tuaj, pra që kanë origjinë të largët shqiptare? 
Ka shumë shqiptarë që në një farë mënyre edhe e kanë humbur lidhjen me origjinën, por zemra jonë është e hapur për të gjithë shqiptarët, kristianë qofshin këta, myslimanë qofshin këta apo edhe ateistë, sepse të gjithë këta janë vëllezërit tanë, kemi të njëjtin gjak, jemi vëllezër, si bij të nënës Shqipëri, pa dallime, pa përçarje, pa pasur asnjë lloj ngurrimi e me gjithë respektin për shkak të fesë, a masës së besimit të secilit dhe me gjithë respektin për identitetin e tij. 
Pse mbani shqiponjë dykrenare në ballë? 
Në kapelen time ka një shqiponjë dykrenare, sepse ajo simbolizon praninë e Shqipërisë në punën tonë në Argjentinë. Shqiponja është simbol i Skënderbeut, është simbol kombëtar dhe më duhet të shtoj që të gjitha simbolet kombëtare shqiptare për ne janë shumë të rëndësishme. Flamuri shqiptar gjendet edhe në kishën ku unë jap meshë. 
Në cilin qytet e keni qendrën?
Në Buenos Aires. Kemi komunitete të ndryshme në Argjentinë, në Brazil, kemi një prezencë tonën edhe në Kili madje. Për festimet tona me rëndësi është të kemi flamurin shqiptar, sepse me të është edhe prezenca e atdheut tonë, për të cilin lutemi gjithnjë. Atdheu për ne ka kontekst të dyfishtë, sepse atdheu është atdheu, si fillim e së dyti, është vendi që i lidh të gjithë njerëzit me historinë, me fytyrat dhe emrat dhe na mban afër me popullin tonë. 
Kisha juaj është e varur nga kisha të tjera ortodokse? 
Jo, kisha jonë është e pavarur, por kemi marrëdhënie me disa kisha të tjera. 
Po me kishën Ortodokse të Shqipërisë, keni lidhje? 
Kisha jonë ka marrë jetë në një formë tjetër. Nuk kemi një marrëdhënie direkte me Kishën Ortodokse të Shqipërisë. Kemi të njëjtin besim, të njëjtën liturgji, të njëjtat kanone, por kisha jonë punon me njerëz që kanë origjinë shqiptare e janë jashtë Shqipërisë. 
E keni vizituar katedralen ortodokse në Tiranë? 
Jo. Akoma jo, sapo kam arritur në Shqipëri. 
Është hera e parë që e vizitoni Shqipërinë? 
Është hera ime e parë në Shqipëri. Kam ardhur të vizitoj Galerinë Kombëtare të Arteve dhe është po ashtu vizita ime e parë në një institucion. Kam ardhur këtu të takoj mikun tim, Artan Shabani dhe të shoh galerinë që ai drejton. 
Atëherë, cilat janë përshtypjet tuaja për artin pamor shqiptar? 
Jam dashamirës i madh i artit. Edhe unë kam pikturuar pak dikur. Do thosha që arti shqiptar është shumë ekspresiv, është art që shpërfaq historinë, një art që tregon situatat që shqiptarët kanë kaluar nëpër shekuj. Mendoj se ka shumë bukuri në artin shqiptar dhe bukuria është e rëndësishme për historinë njeriut. Bukuria, arti dhe kultura janë të rëndësishme për identitetin tonë, na shërbejnë për progresin tonë. Arti na çon gjithnjë më përpara dhe merr prej nesh më të mirën që kemi. 
Njihni artistë të tjerë shqiptarë përveç Shabanit? 
Jo. Atë e kam njohur para shumë kohës, por nuk njoh të tjerë. 
Çfarë keni parë gjatë këtyre dy ditëve në Tiranë? 
Durrësin dhe detin e tij, dhe një pjesë të qendrës së Tiranës. 
Kisha Ortodokse Shqiptare nuk ka një unitet të admirueshëm. Në Boston ka dy kisha shqiptare, njëra si pasardhëse e Nolit e tjetra e varur prej Kishës në Shqipëri. Ndërkaq, edhe në Shqipëri ka një kishë në Elbasan, që nuk ka marrëdhënie të mira me KOASH, e gjitha kjo ngaqë kryepeshkopi Anastas nuk gëzon tek të gjithë respektin e duhur për shkak të origjinës së tij më së shumti. Si e shihni këtë situatë? 
Mendimi im i parë është se unë i respektoj të gjithë. Ka disa probleme që kanë të bëjnë me kanonet, me rregullat e kishës, gjë që është e vështirë të shpjegohet e të sqarohet në një intervistë. Por, për mua, të gjithë njerëzit që e duan Shqipërinë, që janë pra, vërtetë patriotë mund të jenë edhe besimtarë. Në kishën tonë shqiptare në diasporë, ne jemi thellësisht ortodoksë, por jemi po aq thellësisht edhe shqiptarë. Të qenit shqiptar është pjesë e “nostro rason d’esere”. Jemi Mitropolia Ortodokse Shqiptare në Diasporë, identiteti ynë është shqiptar, “nostro rason d’esere” (arsyeja jonë e ekzistencës) është që t’u shërbejmë shqiptarëve dhe dashamirësve të shqiptarëve. Secili komb ka të drejtën e besimit. Unë vetë nuk dua që një prift i imi, pra i kishës sime, të jetë prift i mirë, por të mos jetë patriot. Unë dua një prift të mirë patriot, që ta dojë Shqipërinë, që ta dojë popullin tonë dhe të jetë i ndërgjegjshëm për këtë. Një ndër projektet tona për të ardhmen është që ne të mësojmë të flasim mirë shqipen dhe që t’ia themi popullit liturgjinë në shqip. G.Shqiptare

Post Views: 124
Tags: ArgentinaArgjentinëedi ramakryepeshkoppatriotpriestpriftprimate
Previous Post

Fule: Është koha që BE të pranojë Ballkanin perendimor

Next Post

Maqedonasve u duhet përgjigjur si komb

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Maqedonasve u duhet përgjigjur si komb

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.