Në këtë takim, Kryeparlamentari Veseli dhe sekretari Northey, kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm dhe ndihmën e vazhdueshme që shteti i Iowas dhe SHBA-të i kanë dhënë shtetit të Kosovës.
Kryetari Veseli tha se industrializimi i bujqësisë, edukimi profesional dhe akademik në këtë fushë si dhe rritja e investimeve në bujqësi, janë prioritete të shtetit të Kosovës. Ai po ashtu tha se eksperienca e shtetit të Iowas dhe bashkëpunimi i deritashëm do të vazhdojnë dhe do të thellohen edhe më shumë.























