“Çuditërisht, Solberg kapi celularin e saj që të luante ndërkohë që po fliste liderja e Partisë Liberale, Trine Skei Grande”, raportuan disa media.
Liderja e Partisë Liberale, Grande u kritikua në muajin gusht, pasi pranoi se luante Pokemon Go gjatë një seance të mbajtur nga komisioni parlamentar i Mbrojtjes.
“Mendoj se Trines i ka pëlqyer ideja që unë kam luajtur Pokemon Go ndërkohë që ajo po mbante fjalim”, ka thënë Solberg për gazetën e përditshme “Klassekampen”.
“Ata që dinë disa gjëra për Pokemon Go mund të kuptojnë se aty nuk kishte mbulim të GPS-së dhe ishte e pamundur për të luajtur”, shtoi ajo, transmeton atsh.
Grande me sa duket nuk e ka marrë për ofendim dhe ka shkruar në Twitter se “ kryeministrja e ka dëgjuar atë çfarë unë kam thënë sepse ju e dini që ne zonjat mund të bëjmë dy gjëra në të njëjtën kohë”.
Solberg thuhet të ketë gjuajtur për monstrat e Pokemon Go gjatë një vizite në kryeqytetin e Bratislavës të Sllovakisë në muajin gusht, por, në pushimin e programit zyrtar.
























