Të gjitha shkollat në Angli do të mbyllen të premten, ashtu si edhe në Skoci, Uells dhe në Irlandën e Veriut për shkak të shëprthimit të pandemisë së koronavirusit.
Kryeministri i Britanisë tha se nuk ka ende një datë se kur do të nisë mësimi, nisur nga situata alarmante.
Por, në shkollë do të shkojnë të gjithë fëmijët e punonjësve britanikë që ushtrojnë detyrë kyçe, në mënyrë që ata të kenë mundësinë të punojnë.
Numri i personave që rezultuan pozitiv me koronavirus sot në Britani ishte 2626, ndërsa humbën jetën 33 persona, duke e çuar numrin viktimave në 104.



















